Lajme

Stoltenberg mirëpret vendimin e Gjermanisë për ofrimin e “Leopardëve” ndaj Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 25 January 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar pas vendimit të Gjermanisë për dërgimin e tankeve Lepoard 2 në Ukrainë.

Stoltenberg tha se e mirëpret fuqishëm vendimin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, për ofrimin e tankeve për Ukrainën në konsultim me aleatët dhe partnerët e tjerë të NATO-s.

Në një moment kritik të luftës së Rusisë, këto mund të ndihmojnë Ukrainën të mbrohet, të fitojë dhe të mbizotërojë si një komb i pavarur”, ka shkruar Stoltenberg.Kujtojmë se sot gjatë ditës, Gjermania mori vendim që t’i ofrojë Ukrainës 14 tanke Leopard 2.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera