Sport

Statistikat e përballjes Prishtina – Vushtrria

Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 09 March 2018

Sot është hedhur shorti i Kupës së Kosovës, ku do të takohen Prishtina – Vushtrria e Drenica – Vëllaznimi.

Pas shorti faqja zyrtare e Prishtinës, ‘prishtinafc.com’, ka publikuar statistikas mes dy skuadrave, ku vërehet dominimi i plot i Prishtinës në përballje direkte.

Ndërsa nga 31 ndeshjet zyrtare me Vushtrrinë, Prishtina ka bilanc absolutisht pozitiv prej 21 fitore 7 barazime e 3 humbje me goldallim +15, 38:12. Por, dy skuadrat për Kupë e kanë vetëm një përballje. Në edicionin 2000/01, në 16 e finales, Prishtina kishte triumfuar në kryeqendër 3:1 (Bashkim Patoku 6’, Jeton Qubreli 81’, Enver Prapashtica 84’ – Veton Munishi 53’), thuhet në njoftim të klubit të Prishtinës.

-Advertisement-

Gjithësesi statistikat e më sipërme nuk do të luajn rol të madhë, ngase skuadra e Vushtrrisë pothuajse ka një skuadër të kompletuar dhe favorite për inkuadri në Superligë, ndërsa ka eleminuar edhe dy skuadra elite, në garën për Kupë, siç janë Liria e Gjilani, por ndaj Prishtinës mbetet të shihet a do jetë e treta e vërteta.

Ndeshjet e para zhvillohen më 4 prill – ndeshja e kthimit me 18 prill. /infokusi.com

Ky është postimi i plotë i skuadrës nga kryeqyteti në faqen zyrtare të klubit.

Është hedhur shorti: Prishtina – Vushtrria në gjysmëfinale
Ndeshja e parë më 4 prill – ndeshja e dytë më 18 prill

Prishtinë, 9 mars 2018 – Prishtina – Vushtrria dhe Drenica – Vëllaznimi janë çiftet e gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës.

Ndeshjet e para zhvillohen më 4 prill ndërsa ato kthyese më 18 prill.

Për Prishtinën kjo është gjysmëfinalja e 8-të e Kupës pasluftës. Në gjysmëfinale skuadra është eliminuar dy herë, kurse ka edhe 3 Kupa të fituara me 3 finale të humbura. Ndërsa nga viti 1991, Prishtina ka fituar 5-herë Kupën (1993/94, 1994/95, 2005/06, 2012/13 dhe 2015/16).

Ndërsa nga 31 ndeshjet zyrtare me Vushtrrinë, Prishtina ka bilanc absolutisht pozitiv prej 21 fitore 7 barazime e 3 humbje me goldallim +15, 38:12. Por, dy skuadrat për Kupë e kanë vetëm një përballje. Në edicionin 2000/01, në 16 e finales, Prishtina kishte triumfuar në kryeqendër 3:1 (Bashkim Patoku 6’, Jeton Qubreli 81’, Enver Prapashtica 84’ – Veton Munishi 53’).

Prishtina dhe Vushtrria janë takuar së fundi në pranverë të vitit 2016 – kishte triumfuar Prishtina në Vushtrri 3:2. Vushtrria fitoren e fundit e ka në gjashtë ndeshjet e fundut në vjeshtë të edicionit 2014/15 në stadiumin e saj 1:0 (Bashkim Shala 27’). Vushtrria e ka një titull të kampionit në edicionin 2013/14, ndërsa nga Superliga ka rënë në vitin 2016 dhe pas dy vitesh po lufton sërish të ngjitet në elitën e futbollit tonë.

Prishtina për Kupë në këtë edicion ka eliminuar Flamurtarin 3;2, Kosovën e Prishtinës 5:0 dhe Llapin 2:2 (3:2 pen.)
Vushtrria deri në gjysmëfinale ka eliminuar dy anëtarë të Superligës, Lirinë 1:1 (6:5 pen.) dhe Gjilanin 1:1, ndërsa ka mposhtur në raundet më herët edhe Ramiz Sadikun 6:1 e Onixin e Banjës së Pejës 1:0.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera