Lifestyle

Sportet më të mira për dimër

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 07 October 2017

Ski

Skijimi është sporti i përsosur dimëror që ju ndihmon të mbani frekuencat e zemrës në ritmin e duhur. Trajnon zemrën, muskujt dhe ju ndihmon të humbni peshë. I praktikuar në lartësi, ky sport lufton alergjitë dhe astmën. Por, ka edhe efekte pozitive psikologjike si aktiviteti në mes të natyrës, përfshirja e gjithë muskujve në aktivitet: krahët, këmbët, barkun dhe të pasmet. Përmirëson ekuilibrin.

Image result for skiing

-Advertisement-

Snowboard

Ka të mira e përfitime psikologjike po ashtu si skitë. Snowboard-i djeg kaloritë në mënyrë perfekte, 2000-4000 në varësi të intensitetit. Prandaj konsiderohet si një sport i përshtatshëm për hollimin e trupit. Prek muskujt themelorë: supet, brkun e këmbët.

Image result for snowboarding

Patinazh mbi akull

Ky sport vë në lëvizje të gjithë muskujt e trupit dhe ndhmon në ruajtjen e ekuilbrit. Konsiderohet si një sport aerobik i cili djeg shumë kalori. Ndihmon zemrën dhe procesin e frymëmarrjes. Përveç patinazhit ju sugjerojmë edhe hokejin mbi akull.

Image result for ice skating

Për më të guximshmit…

Ndër sportet e dimrit që nuk keni provuar kurrë ka disiplina të ndryshme të cilat janë të përshtatshme për shpirtrat e guximshëm. A keni dëgjuar ndnonjëehrë për motorrin e dëborës? Po për skitë me biçikletë në zbritje? Kërcim nga skitë me trampolinë?

Image result for dangerous winter sports

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera