Lajme

Spitali i Pejës del me sqarim: Foshnja fatkeqësisht ka lindur e vdekur

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 09 March 2023

Spitali i Pejës ka reaguar të enjten pas vdekjes së një foshnjeje e cila ngjalli dyshimin e babait se bëhet fjalë për neglizhencë nga ana e stafit mjekësor.

Përmes një komunikate për media, Spitali i Pejës ka bërë të ditur se të mërkurën është kryer lindja por që foshnja ka lindur e vdekur.

“Mbrëmë rreth orës 16:20 në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, është kryer një lindje në të cilën ka pasur asistim sipas protokollit të Mamive dhe Mjekëve Specialist, por që foshnja fatkeqësisht ka lindur e vdekur.

-Advertisement-

Shtatzëna në këtë rast është vizituar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë më datë 7.03.2023 nga Mjeku Specialist dhe i është rekomanduar pranimi në Spital për lindje dhe gjatë vizitës janë respektuar të gjitha procedurat e parapara mjekësore dhe sipas protokolleve nuk është vërejte asnjë shenjë rreziku i mundshëm për nënën dhe frytin”, thuhet në komunikatë.

Tutje bëhet e ditur se sipas parametrave obsterik lindja vendosët që të bëhet si lindje e rregullte duke respektuar rregullat protokollare.

“Gjatë tërë kohës së qëndrimit e deri në momentin kur pacientja dërgohet në lindje nuk ka pasur ankesë nga ana e pacientes dhe mbikëqyrja e pacientes ka qenë e vazhdueshme.

Rreth orës 16:20 mamia e dërgon pacienten në monitorim të rregullt me Ctg, mirëpo nuk vërehen tonet e bebes”, thuhet tutje në komunikatë.

Sipas komunikatës me kërkesën e familjarëve lindja kryhet me prerje cezariane ku vërehet se fryti i vdekur i gjinisë femërore ka pasur të mbështjellë kordonin umbimical rreth trupit dhe dorës, që mendohet se mund të jetë shkaktar i mundshëm i vdekjes së papritur.

“Spitali i Përgjithshëm në Pejë kupton pikëllimin e familjarëve, dhe ne shprehim keqardhjen për familjarët dhe bashkë ndjejmë së bashku me ta lidhur me këtë rast, por në anën tjetër sigurojmë ata dhe gjithë opinionin se nuk bëhet fjalë për asnjë neglizhencë dhe rasti nuk ka ndodhur për shkak të mos veprimeve apo veprimeve të personelit tonë, veprime këto të cilat kanë qenë skajshmërisht të mëdha dhe të bazuara në protokollet lidhur me lindjet, por raste të tilla fatkeqësisht nuk janë në dorën tonë që t’i evitojmë.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë dhe personeli ynë është duke bashkëpunuar plotësisht me organet hetuese që po merren me këtë rast”, thuhet ndër të tjera në komunikatën të lëshuar nga Spitali i Pejës. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera