Sport

Spalletti lavdëron heroin e Interit

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 16 October 2017

Spaletti ka lavdëruar Icardin, duke thënë “ai është sulmues i kompletuar”.

Mauro Icardi ka shkëlqyer në derbin “Madonnina” kundër Milanit duke shënuar het-trik në fitoren 3:2 të Interit në “San Siro”.

Pas ndeshjes, sulmuesi argjentinas ka marrë lëvdata edhe nga trajneri, Luciano Spalletti, sipas të cilit – “Icardi është sulmues i kompletuar”.

-Advertisement-

“Mauro është treguar i madh kundër Milanit. I madh”, tha Spalletti për kapitenin për “Mediaset Premium”.

“Pavarësisht përgjegjësisë së madhe mbi shpatullat e tij, ai është i përulur dhe dëgjon këshilla dhe punon shumë duke u kthyer për të fituar topin”,

“Icardi është sulmues i kompletuar dhe për moshën e tij ka shumë përgjegjësi”, shtoi Spalletti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera