Lajme

Sot protesta e dytë për 7-vjeçaren që vdiq pasi u godit nga skafi – kërkohet dorëheqja e dy ministrave

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 08 August 2022

Të hënën në 19:30 do të ketë sërish një protestë për 7-vjeçaren, Jonada Avdia.

Mësohet se tubimi këtë herë do të fillojë te Ministria e Brendshme, aty ko do të grumbullohen protestuesit të cilët më pas do të marshojnë drejt kryeministrisë.

Bëhet me dije se protesta ka vetëm një skenar për të realizuar qëllimin e dorëheqjes së ministrave Çuçi e Kumbaro si dhe të drejtorit të Policisë, Gledis Nano.

-Advertisement-

Burime pranë organizatorëve të protestës thonë se nëse nuk do të ketë asnjë dorëheqje, protestat do të vijojnë pa ndërprerje dhe çdo ditë.

Vajza 7-vjeçare e familjes Avdia humbi jetën mesditën e 2 gushtit në Himarë, teksa pushonte me familjen e saj.

E mitura u përplas për vdekje teksa ishte në breg, nga një gomone që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarësm Arjan Tase, njofton euronewsal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera