Lajme

Sot diplomon gjenerata e 57-të e Policisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 13 February 2023

Policia e Kosovës sot nxjerr gjeneratën e 57-të e cila pritet të diplomojë në një ceremoni organizuar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, ambasadorë, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.

Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmeve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, sipas njoftimit, në hyrje të rrugëve drejt stadiumit do të ndërpritet qarkullimi i automjeteve, si nga hyrja nga rr. “Luan Haradinaj”, po ashtu edhe nga hyrja nga ambasada Kroate dhe nuk lejohet parkimi në atë zonë prej orës 15:00, sot deri nesër në përfundim të ceremonisë, andaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera