Lajme

Skenari për ta larguar investitorin turk nga Kosova!

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 30 October 2018

Një investitor i huaj në Kosovë dyshohet se po kërcënohet dhe shantazhohet nga bashkëpunëtorët i tij. Dyshimet janë se po behën skenarë për ta detyruar atë që ta largohet nga Kosova dhe investimet e tij të mbesin në pronësi të disa individëve.

Kjo po i ndodh pronarit të kompanisë së njohur të ndërtimeve “Konak”, Senol Ata. Kështu thuhet në dosjen e siguruar nga Gazeta inFokus me të cilën i është bërë kallëzim penal grupit të cilit krijuan këto trazira në kompani.

Një nga bashkëpunëtorët e afërt të pronarit turk, duke kërkuar që të mbetët anonim për shkak se situata brenda kompanisë është e tensionuar, ka treguar në detaje se çfarë po ndodh brenda kësaj kompanie dhe si u detyrua pronari turk të vije në Kosovë për të zgjidhur këto probleme.

-Advertisement-

“Kompania Konak sh.p.k, e cila njihet në Prishtinë për ndërtimin e disa komplekseve luksoze banesore po ballafaqohet me probleme të mëdha tash e disa muaj dhe situata ditëve të fundit thuajse ka dalë nga kontrolli. Tani ka ardhur në Prishtinë investitori nga Turqia, Senol Ata dhe janë iniciuar procedura ligjore ndaj një grupi të punëtorëve që po dyshohet se kanë bërë një seri veprimesh për ta shkatërruar kompaninë”, ka thënë për inFokus punëtori i “Konak”.

Ai ka treguar në detaje situatën që thotë se ngritë dyshime të bazuara se këtu behët fjalë për një skenar të përgatitur nga një grup punëtorësh për ta falimentuar kompaninë dhe për ta dëbuar investitorin turk nga Kosova.

“Disa punëtor, njëri nga ta që u ngrit në pozitë në kompani, fillimisht kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe të stafit. Kanë bërë nënshkrime të kontratave të dëmshme me kompani të tjera pa pasur autorizim nga pronari. I kanë ngritur pagat e tyre dhe kanë marrë pozita pa autorizime. Pastaj kanë filluar me kërcënime, kanë ftuar në takime pronarin dhe kanë shantazhuar duke i uzurpuar asetet e kompanisë, veturat, lloptopat, telefona. Të gjitha këto janë të argumentuara dhe janë me procesverbale dhe do t’i dorëzohen Prokurorisë së Shtetit”, ka treguar ky punëtor.

DOKUMENTI:

Sipas tij, me situatën e krijuar është tejet i shqetësuar investitori, pronari nga Turqia i cili ka ardhur në Prishtinë për t’i njoftuar të gjitha organet e shtetit, Ambasadën Turke në Prishtinë dhe për t’i ndjekur deri në fund në mënyrë ligjore.
Në gjithë këtë histori, sipas tij, ekzistojnë dyshime se mund të jetë i involvuar dikush nga jashtë kompanisë. Duke e ditur se Senoi Ata deri më tani nuk ka pasur asnjë problem me punëtorët as stafin udhëheqës, ai ka ngritur dyshime se prapa gjithë kësaj mund të jetë një skenar i financuar nga konkurrentet e tij.

“Nuk përjashtohet kjo mundësi për shkak se Konak është një nga emrat tashme të njohur të ndërtimeve me kualitet të lartë dhe me kërkesa të mëdha për shitjen e banesave. Projekti i ‘Prishtina Stars’ në lagjet Emshir, Aktash e Veternik janë investime gjigante dhe kjo mund të jetë kërcenim për konkurrentët e tij. Megjithatë, këto janë vetëm dyshime por ajo qe unë mund të ju garantoj është që ka prova të bollshme të komunikimeve dhe organizimeve qe janë bërë qe qojnë në dyshimet se dikush po synon ta ndjek nga Kosova investitorin Senol Ata”.

Megjithatë, siç tregon bashkëpunëtori i kij investitori, Ata, nuk e ka në plan të tërhiqet nga Kosova por do të ndjekë rrugë ligjore për ta quar deri në fund këtë punë dhe të vazhdon projektet e ndërtimeve në lagjet të cilat tashme kanë filluar.

Ditëve në vazhdim inFokus do të publikoj dosjen e dorëzuar në prokurori dhe të sjellë rrëfimin ekskluziv të pronarit turk, Senol Ata dhe emrat e personave të përfshirë në këtë padi. /Gazeta inFokus/

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy