Skaneri që e përmendi Kurti si ‘arsye’ për lejimin e mallrave serbe – Kjo është kontrata që u ripublikua me ‘përmirësim gabimesh’
Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 07 October 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media sot pranoi se është ndryshuar masa për moslejimin e produkteve serbe.
Ai tha se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla sot i ka dërguar një letër doganës ku thuhet se “në njërën nga pikat kufitare me Republikën e Serbisë, Republika e Kosovës ka ndërruar masën e sigurisë nga kufizimi tek kontrolli i shtuar.
Kurti tha se kjo po bëhet për shkak të mungesës së skanereëve X – Ray të cilët sipas tij do të vendosen në të gjithë kufijtë.
“Ne po e bëjmë këtë ndryshim, derisa të na vijnë skanerët të cilët do të vendosen në të gjitha pikat” ka thënë Kurti sot në konferencë.
Por cfarë thotë tenderi i Doganës së Kosovës për furnzimim me këtë skaner.
Që nga data 21 gusht, 2024, Dogana e Kosovës ka hapur tender për “Furnizim me skaner mobil x-ray”, që ka për funksion “inspektimin e maunave, automjeteve, autobusëve dhe mallrave në kufij për nevoja të Doganës së Kosovës sipas karakteristikave teknike të përcaktuara.
Pra bëhet fjalë vetëm për një skaner që sipas kontratës, buxhetit të shtetit do ti kushtojë 2 milionë e 110 mijë euro.
Në po të njëjtën ditë ky tender u ripublikua me disa përmirësime në lidhje me afatet.
Afati i pranimit të ofertavë i cili kishte përfunduar me 1 tetor u shtye deri me 16 tetor.
Ndërsa takimi për hapjen e tenderëve po ashtu u shtye deri me 16 tetor./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit
Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në ...
-
“Punën e kam lënë duke qajt..” kontabilistja rrëfen se si e la punën 8 orëshe për të krijuar kompaninë e saj
Të themelosh një biznes nga zeroja natyrisht që ka sfidat e veta. E ta bësh k...
-
Policia e Kosovës demanton Serbinë për të pavërteta: S’kaluam kufirin pa autorizim
Policia e Kosovës ka reaguar ndaj disa shkrimeve në mediat serbe se kinse pje...
-
Tubimi masiv në Obiliq, Abdixhiku: Na tregon që ndryshimi i madh me LDK-në po vjen
Lidhja Demokratike e Kosovës sonte ka mbajtur ‘Turneun e Ndryshimit’ në Obili...
-
Rikthehet në punë polici Nexhdet Bajrushi, detaje nga vendimi
Polici i suspenduar, Nexhdet Bajrushi, është rikthyer në punë pas një vendimi...
-
Vdes Sabri Popaj, njëri nga dëshmitarët në Hagë kundër Millosheviqit
Ka vdekur Sabri Popaj, nga fshati (Fortesë) ish-Bellacerk e komunës së Rahove...
-
A do të ketë sërish borë? Ky është parashikimi i motit për ditët në vijim
Kalimi i ciklonit “Caetano” ditën e premtë mbi Ballkan, sjell të reshura të s...
-
Ministri Peci i drejtohet Memli Krasniqit, publikon edhe disa dokumente: Sa ishe ti ministër keni paditur Fahrie Hotin
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar disa dokumente me të cilat po a...
-
Zbulohet identiteti i dy personave të përfshirë në plạgosjen e sotme në Prishtinë
Dy persona janë plagosur sot rreth orës 16:00 në rrugën “Mon Balaj”, në Prish...
-
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka falënderuar deputetët për votën mbështe...
-
Hamza viziton biznese në Rahovec: Të gjithë ata që duan të punojnë do ta kenë mbështetjen time
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka v...
-
Plạgosja e dy personave në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit
Dy persona kanë marrë lëndime trupore, si pasojë e një incidenti me armë zjar...