SKANDALOZE: Ministria e Besian Mustafës së pari do të paguajë dëmet për fermerët në komunat e LDK-së

Autori: H. Smajli
18:04 | 19 October 2020
Janë bërë 7 muaj që fermerët po presin kompensimin e dëmeve që iu shkaktuan nga fatkeqësitë natyrore, një herë nga erërat e forta e më pas edhe nga breshëri, shkruan Gazeta inFokus.
E pritjes së tyre duket se po i vie fundi.
Këtë e bëri të ditur edhe vet ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, gjatë një fjalimi në seancën plenare në Kuvendin e Kosovës, ku u pyet se kur do të bëhen këto pagesa.
Ai tha se kompensimi do të filloj këtë javë, por, sipas një hulumtimi të Gazetës Infokus, del se ministri Mustafa ka favorizuar vetëm komunat e udhëhequra nga LDK-ja, nga radhët e të cilës vjen edhe vet ai.
Këtë e vërteton edhe fakti se në cilat komuna ky proces është në përfundim dhe në cilat jo, ku nga të gjitha komunat e prekura nga fatkeqësitë natyrore, del se në dy komuna ku udhëheq LDK-ja tashmë janë kërkuar edhe të dhënat bankare dhe fermerëve u është treguar edhe shuma të cilën ata do ta përfitojnë.
Diçka të tillë e kanë konfirmuar për Gazetën Infokus fermerë nga Podujeva, të cilët thanë se me datën 16 tetor kanë dërguar të dhënat bankare (konfirmimi bankar) në Komunë të cilat do të dërgohen në ministri.
“Komisioni nga Komuna e Podujevës kanë dalë ne teren dhe e kanë bërë vlerësimin e dëmeve. Dje na kanë kontaktuar ne fermerëve të dëmtuar dhe kanë kërkuar nga ne që t’i dërgojmë konfirmimet e llogarive bankare, në mënyrë që të ekzekutohet pagesa për dëmet e shkaktuara nga breshëri dhe shiu gjatë verës”, i kanë thënë Gazetës inFokus fermerët nga Podujeva.
Ata kanë treguar se do t’u kompensohet 25% e dëmeve të shkaktuara nga të reshurat.
Këtë e ka konfirmuar edhe Drejtori për Bujqësi në këtë komunë, Vezir Januzi.
Januzi ka thënë për Gazetën inFokus se janë në përfundim të mbledhjes së llogarive bankare të fermerëve.
“Pagesat e dëmeve janë ende në proces besoj se shumë shpejt do të paguhen edhe nga Ministria, në si komunë kemi filluar mbledhjen e llogarive bankare të fermerëve për ti dërguar në Ministri dhe besoj që shumë shpejt ka me përfunduar i gjithë procesi”, ka thënë ai.
Po ashtu të dhënat bankare të fermerëve në mënyrë që të ekzekutohet pagesa janë kërkuar edhe në Komunën e Istogut, e cila gjithashtu udhëhiqet nga LDK-ja.
Këtë për Gazetën inFokus e ka konfirmuar, Drejtori për Bujqësi i kësaj komune, Lulzim Shoshi, i cili ka thënë se komuna tashmë i ka dërguar të dhënat bankare të fermerëve në Ministrinë e Bujqësisë dhe presin ekzekutimin e pagesës.
“Ne i kemi pas sivjet dy dëme një në pranverë shumë herët dëmet e shkaktuara nga era dhe pritet që këto ditë Ministria të ekzekutoje pagesat për këta fermerë, pastaj dëmet e shkaktuar nga breshëri edhe ato i kemi proceduar, ne si komunë tashmë i kemi dërguar të dhënat bankare të fermerëve në Ministri dhe po presim ekzekutimin e të hollave”, ka thënë Shoshi.
Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur në komunat të cilat nuk udhëhiqen nga LDK-ja, shkruan Gazeta inFokus.
Në komunën e Rahovecit, Ministria e Bujqësisë po gjen arsye nga më të ndryshmet për të mos paguar për dëmet e fermerëve.
Kështu ka thënë për Gazetën inFokus, Drejtori për Bujqësi në këtë komunë, Berat Duraku.
Duraku madje i quan arsyetime banale ato çka i kanë thënë nga Ministria e Bujqësisë.
“Me datën 20 maj kemi dërgu në Minsitrinë e Bujqësisë raportin final me emrat e fermerëve të cilët kanë pësuar dëme, dhe deri më sot ende nuk janë dëmshpërbly fermerët për të cilët është marrë edhe një vendim në qeveri dhe ministri vetëm ka qenë prezent dhe i ka pa dëmet që janë shkaktuar. Ende nuk i kanë kërkuar as të dhënat bankare të fermerëve dhe ka arsyetime me thënë banale nga Ministria e Bujqësisë, si jo hala komunat tjera si kanë pru jo vendimi i qeverisë nuk e di qysh me arsyetuar këtë fare pune, por ne si komunë po atakohemi të parët si adresa e parë psh sot unë i kam pas nja 30 fermerë të cilët kanë ardhë me më taku personalisht për këto pagesa, duke më pyetur se kur po na i qitni paret”, ka deklaruar ai për inFokus.
E një rast të ngjashëm e kanë pasur edhe në komunën e Gjakovës e cila udhëhiqet nga AAK-ja, shkruan Gazeta inFokus.
Drejtori për Bujqësi në komunën e Gjakovës, Haxhi Sejdiu, ka thënë për Gazetën inFokus se shpreson të paguhen këto dëme por që ende nuk janë kërkuar as të dhënat bankare të fermerëve të dëmtuar.
“Dëmet nuk u janë paguar ende fermerëve, kërkesa me krejt dokumentacionet janë në Ministri të Bujqësisë, shpresoj që do të bëhet, Ministria ende nuk i ka kërkuar të dhënat bankare të fermerëve”, ka thënë ai.
Gazeta inFokus së pari ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Bujqësisë se a janë paguar subvencionet e premtuara për fermerët e dëmtuar, dhe nëse jo kur do të paguhen.
Një përgjigje e shkurtë nga kjo ministri ka qenë se nuk janë paguar, mirëpo pas hulumtimit nga Gazeta inFokus duket se procesi deri te pagesa po ecën më shpejt në komunat në të cilat udhëheq LDK-ja, por jo edhe në ato që udhëhiqen nga parti të tjera.
“Sa i përket pagesave lidhur me kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore për periudhën janar – qershor 2020 jemi në pritje të plotësim/ndryshimit të Vendimit të Qeverisë, pas mbledhjes së të dhënave të fermerëve të dëmtuar nga komunat. Këto mjete do të kompensohen nga buxheti i MBPZhR-së në llogaritë e fermerëve të dëmtuar”, thuhet në përgjigjen e ministrisë për inFokus.
Edhe komuna e Obiliqit është në pritje të këtyre pagesave, ani pse me një buxhet nga komuna tashmë i kanë dalë në ndihmë fermerëve të dëmtuar.
“DBZHR-ja i ka dërguar listën e fermerëve të dëmtuar, por që ende nuk janë të paguara nga ana e ministrisë”, thuhet në përgjigjen e komunës për Gazetën inFokus.
Kujtojmë se pas dëmeve që u shkaktuan nga fatkeqësitë natyrore, ishte vetë Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa i cili u premtoi dëmshpërblim fermerëve të dëmtuar në të gjitha komunat./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
Arrestohen pesë persona në Pejë, dyshohet se po përgatitnin vrạsje
Në Pejë janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale ‘vrasje’ dhe...
-
Raportohet se është arrestuar një shtetas i Kosovës nga Serbia, dyshohet për vjedhje të druve
Pjesëtarë të MPB-së së Serbisë, në Medvegjë raportohet të kenë arrestuar një ...
-
Zgjedhjet në Gjermani: Si votojnë gjermanët me origjinë të huaj?
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Gjermani të dielën (23.02) rreth 6...
-
Zelensky bisedon me Ramën, falënderon popullin shqiptar për mbështetjen ndaj Ukrainës
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar qeverinë dhe popullin ...
-
Gazeta greke: Në gjysmën e parë të vitit 2024, gati dy milionë kosovarë vizituan Greqinë
Pas zbatimit të liberalizimit të vizave nga Bashkimin Europian më 1 janar 202...
-
Iu trefishuan votat, Hykmete Bajrami falënderon mbështetësit: Vullnetin e qytetarëve e respektojmë
Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka siguruar vot...
-
Trump përplaset brenda Shtëpisë së Bardhë me guvernatoren demokrate të Maine, ajo ia kthen: Shihemi në gjyq
Presidenti Donald Trump u përplas me guvernatoren demokrate të Maine, Janet M...
-
KQZ nga e hëna hyn në javën e tretë të numërimit të votave, kritika që s’ishte e përgatitur sa duhet për procesin
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka përfunduar numërimin e vota...
-
“E kam pa që shkollat publike kanë më shumë nevojë për mua.. Nuk kanë as letër të bardhë” Sala Jashari tregon se la punën për t’i hyrë garës për deputete në PDK
Sala Jashari, tashmë deputet e zgjedhur në zgjedhjet e 9 shkurtit nga radhët ...
-
Studimi: Pa SHBA’në, Europës në një konflikt potencial me Rusinë do t’i duheshin 350 mijë ushtarë shtesë
Në rast të një konflikti me Rusinë Evropës pa ndihmën e SHBA-së do t’i duhet ...
-
Haki Abazi pasi nuk arriti të bëhet deputet: Kosova është në një udhëkryq të madh
Haki Abazi, i cili kandidoi në zgjedhjet e 9 shkurtit për deptuet me listën e...
-
Sụlmoi zyrtarin policor, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Një person është arrestuar pasi ka sulmuar zyrtari policor në Fushë Kosovë. ...