Cakolli tregon se çfarë përqindje i duhet Vetëvendosjes nga votat e diasporës në mënyrë që t’i marrë edhe katër deputetë

Autori: Gazeta inFokus
17:39 | 12 February 2025
Lëvizja Vetëvendosje pritet që t’i shtoj të paktën dy deputetë pas numërimit të votave të diasporës.
Kështu është pritja e Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosovës.
Në një intervistë për emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus, Cakolli ka thënë se në këtë mënyrë, pritshmëritë janë që Vetëvendosje të shkoj në 49 deputetë.
“Në bazë të rezultateve paraprake LVV ka 47 deputetë. Fakti që kemi edhe mbi 90 mijë vota ende në kalkulim, prej të cilave janë 82 mijë vota jashtë vendit dhe deri rreth 12 mijë vota të tjera në kuadër të votimit me kusht, atëherë ekziston ende mundësia që të kemi ndryshime në numër të mandateve, por si ndryshime do të jenë minimale. Për shkak se numri maksimal i mandateve që mund t’u shtohen apo hiqen partive varion nga dy deri në katër sosh. Pra katër është numri maksimal, verzioni më ekstrem i ndryshimit të mandateve, ku si skenar ta zëmë LVV-së në këtë rast, si parti e cila ka pasur performancë më të mirë të votimit jashtë vendit, i duhen rreth 90% apo edhe më shumë të votave të diasporës që t’i siguroj katër mandate më shumë sesa që i ka me rezultatet preliminare. Gjë që është praktikisht pothuajse e pamundur”, ka thënë Cakolli. /Gazeta Infokus

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe erëra ende paksa të ftohta n...
-
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku
Ish-ministri i Brendshëm nga radhët e LDK-së dhe ish kryetari i Podujevës, Ag...
-
“LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn”
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se gjatë javëve të ...
-
Deda: Nëse Hoti ka prit që LDK-ja i merr 200 mijë vota, le të na tregon qysh
Analisti politik, Ilir Deda, ka folur për pakënaqësitë e deputetit Avdullah H...
-
Vetëvendosje akuzon PZAP’në se legalizoi “keqpërdorimet e votave me postë”, paralajmërojnë ankesë në Supreme
Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje...
-
Ukë Rugova: LDK është parti e hapur – përçarje nuk ka, Abdixhiku e ka përkrahjen e plotë të familjes sonë
Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur për “përçarjen b...
-
Ministria e Pecit pagoi 66 mijë euro për t’i larguar mobiliet që nuk ekzistonin në objektin ku pati selinë AAK-ja
Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secil...
-
“Telenovela” politike, Rama sfidon Bashën po me këngë të Unikatilit
Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryemini...
-
VV paralajmëron ankesë në Supreme për votat e LDK-së me postë
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme pasi Paneli ...
-
Ambasada e Kosovës në Londër ofron ushqime tradicionale: Diplomatët njohën pasurinë e trashëgimisë sonë
Ambasada e Kosovës në Londër ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e Britan...
-
“Nëse veç një njeri thotë se Nexhati u kanë e ka pa me Bedri Rexhepin qetash nënshkruaj për burgim të përjetshëm”, Vllasaliu mohon se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit
Prishtinë- I akuzuari Nexhat Vllasaliu të mërkurën në Gjykatën Themelore në P...
-
Vuçiq diskuton për bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n dhe çështje të zgjerimit me zyrtarët në Bruksel
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se ka një mori çështj...