Prokuroria nis hetimet pas raportimit të Infokusit për ndërhyrjen e Martin Berishajt në procesin zgjedhor

Autori: Gazeta inFokus
17:48 | 06 February 2025
Pas raportimit të Gazetës Infokus, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime të reja kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Sipas një njoftimi të Prokurorisë, hetimet nisën për keqpërdorime të mundshme të ambasadorit Berishaj në procedurën e transportimit të votave të qytetarëve të Republikës së Kosovës në diasporë.
Gazeta Infokus raportoi ekskluzivisht se Martin Berishaj ka vepruar jashtë çdo procedure zyrtare duke marrë vetë të gjitha zarfet me fletëvotime nga posta dhe duke i dërguar në ambasadë.
Për shkak të këtyre dyshimeve, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka nisur hetimet.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se në vazhdën e aktiviteteve për ruajtjen dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pas raportimeve për keqpërdorimet e mundshme të Ambasadorit M.B. rreth procedurës së transportimit të votave të qytetarëve të Republikës së Kosovës në diasporë, ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore nëse në raportimet në fjalë përmbushen elementet e ndonjë vepre penale që ndërlidhet me procesin e zgjedhjeve, me qëllim të ruajtjes së këtij procesi”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Për raportimet lidhur me dyshimet për përfshirjen e ambasadorit Martin Berishaj në procesin zgjedhor ka reaguar edhe KQZ-ja.
Nga KQZ në një përgjigje për Paparacin kanë bërë të ditur se do të vlerësojnë nëse tërheqja e pakove me fletëvotimë është bërë sipas ligjeve në fuqi.
“Lidhur me lajmin që po qarkullon për tërheqjen e pakove me fletëvotime nga kutia postare e KQZ-së në Zagreb (Kroaci), sqarojmë se do të vlerësohet nëse tërheqja e pakove me fletëvotime nga kjo kuti postare është bërë sipas akteve nënligjore dhe KQZ do të marrë vendim meritor”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe ambasadën e Kosovës në Kroaci për të mësuar detaje shtesë në lidhje me këtë rast, mirëpo nuk ka pranuar akoma përgjigje. /Gazeta Infokus
Skandal: Martin Berishaj i merr zarfat me vota nga posta dhe i dërgon në ambasadë

Të tjera
-
Shenoll Muharremi: “Këto mund të jenë minutat e fundit të Albin Kurtit si Kryeministër”
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendoror të ...
-
Greqia rrit pagat, rritja e pestë në 6 vjet
Në një mbledhje të kabinetit të tij kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka...
-
Osmani takon nënën Ferdonije në 26-vjetorin e rrëmbimit të djemve dhe burrit të saj
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot nënën Ferdonije në shtëpinë muze të fa...
-
“Merre prej qytetarëve e ki” – Goditet me ëmbëlsirë “15%” në fytyrë, Ymer Fejzullahu, kryeshefi i ZRRE-së
Pakënaqësi të shumta, reagime e iniciativa janë ndërmarrë që kur Zyra e Rregu...
-
Orav: Nuk mund ta imagjinoj se si Serbia apo Kosova mund të anëtarësohen në BE pa normalizim të marrëdhënieve
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se Bash...
-
Parandalohet kontrabandimi i substancës nạrkọtike në burgun e Dubravës
Stafi i sektorit të sigurisë në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ka arritur t...
-
Ambasada e ShBA-së paralajmëron emigrantët ilegalë: Kush shkel ligjin do të kthehet në venden e tij ose do të përballet me akuzë
Ambasada Amerikane ka bërë një paralajmërim të rreptë për të gjithë emigrantë...
-
Kos: Rrugëtimi i Shqipërisë në BE mund të përfundojë në fund të vitit 2027, Serbia në ngecje
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos ndodhet në një vizitë disaditor...
-
Dënohet me 21 muaj burgim dhe 5 mijë euro gjobë Florent Poroshtinca, e menaxhoi grupin “Albkings”
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 21 muaj burgim dhe 5 mijë euro gj...
-
Punëtorja lëndohet në vendin e punës pasi “Trepça” ia ndryshoi dy herë detyrën pa e konsultuar për problemet shëndetësore
Përgjegjësja e depos doracake në njësinë biznesore në Flotacion në Kishnicë, ...
-
Plas gypi kryesor në Shipol, këto vende mbesin pa ujë
Si pasojë e një plasjeje në gypin kryesor të ujësjellësit në Shipol, KRu “Mit...
-
Serbia i shpalli armiqësi Kenisë që njohu Kosovën, MPJ: E zbuluan edhe një herë fytyrën, shkelën marrëveshjen
Ministria e Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj kundërshtisë së Serbisë për njo...