Konfirmohet raportimi i Infokusit – Martin Berishaj mori votat pa praninë e vëzhguesve, KQZ pritet t’i anulojë

Autori: Gazeta inFokus
17:04 | 06 February 2025
Ndërhyrja e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në procesin zgjedhdor të diasporës tashmë është konfirmuar edhe nga anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani ka thënë për Gazetën Infokus se KQZ-ja ka kërkuar sqarime në lidhje me këtë çështje nga ambasadori Berishaj. Ai po ashtu ka deklaruar se votat të cilat janë marrë nuk do të shqyrtohen nga KQZ-ja.
“Sipas informacioneve që mora nga KQZ-ja, është e vërtet që ambasadori Berishaj i ka marrë votat nga posta pa i njoftuar anëtarët e KQZ-së. KQZ-ja ka kërkuar sqarim prej ambasadorit Berishaj meqenëse i ka dërguar votat pa praninë e vëzhguesve të partive politike dhe të njëjtat nuk do të shqyrtohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pra zarfet që janë tërhequr nuk do të shqyrtohen nga KQZ-ja. Do të anulohen ”, ka thënë Elshani.
Elshani këtë e ka quajtur ndërhyrje të rëndë e skandaloze në procesin zgjedhor.
Ndërsa anëtari tjetër i KQZ-së, Ibrahim Selmonaj ka thënë po ashtu se kanë informacione se ambasadori Berishaj ka ndërhyrë duke marrë fletëvotimet.
“Në fakt nuk kemi ndonjë informacion të konfirmuar për këtë çështje po presim një raport zyrtar të shërbimit të votuesve jashtë vendit dhe nëpërmes kanaleve të ndryshme kemi një informatë që ka ndodhë mirëpo brenda KQZ-së ende nuk kemi ndonjë informatë zyrtare. KQZ-ja do të marrë një vendim të bazuar në procedurat që i ka. KQZ-ja do të marrë një vendim serioz ose për anulimin e fletëvotimeve ose një vendim të bazuar në ligjet dhe procedurat”, ka thënë Selmonaj.
E në lidhje me raportimin e Infokusit ka reaguar edhe KQZ-ja. Ndonëse redaksisë së Infokusit nuk i ka hapur telefonin, zëdhënësi Valmir Elezi ka folur për Gazetën Express.
Ai ka thënë se do të vlerësohet nëse tërheqja e pakove me fletëvotime nga kutia postare në Zagreb është bërë sipas akteve nënligjore dhe se KQZ do të marrë vendim meritor.
“Lidhur me lajmin që po qarkullon për tërheqjen e pakove me fletëvotime nga kutia postare e KQZ-së në Zagreb (Kroaci), sqarojmë se do të vlerësohet nëse tërheqja e pakove me fletëvotime nga kjo kuti postare është bërë sipas akteve nënligjore dhe KQZ do të marrë vendim meritor”, ka thënë Elezi./Gazeta Infokus
Skandal: Martin Berishaj i merr zarfat me vota nga posta dhe i dërgon në ambasadë

Të tjera
-
Konstituohet Bordi i Ri i Drejtorëve të KEK, Valdrin Krasniqi rizgjedhet Kryesues
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Valdrin Krasniqi është rizgjed...
-
Tërnava me apel për ndalimin e vrạsjeve në Kosovë
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka shprehur shqetësimi...
-
Presidenti i Letonisë në dijeni për mashtrimin që iu bë Kurtit, flasin nga presidenca letoneze
Kryeministri Albin Kurti ra pre e dy humoristëve rusë të njohur si Vovan dhe ...
-
Përfundimi i Ramazanit dhe festa e Fitër Bajramit, BIK del me një njoftim të rëndësishëm
Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se muaji i madhëruar i Ramazanit përfu...
-
Reagon Dibran Hoxha pasi i hodhi tortën “15%”, Ymer Fejzullahut të ZRRE-së: Shtrenjtimi nuk kalon
Analisti Dibran Hoxha sot në shenjë proteste kundër shtrenjtimit të energjisë...
-
APK thirrje zyrtarëve ta deklarojnë pasurinë, paralajmëron për gjoba dhe kallëzime penale nëse se bëjnë
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëv...
-
Shenoll Muharremi: “Këto mund të jenë minutat e fundit të Albin Kurtit si Kryeministër”
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendoror të ...
-
Greqia rrit pagat, rritja e pestë në 6 vjet
Në një mbledhje të kabinetit të tij kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka...
-
Osmani takon nënën Ferdonije në 26-vjetorin e rrëmbimit të djemve dhe burrit të saj
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot nënën Ferdonije në shtëpinë muze të fa...
-
“Merre prej qytetarëve e ki” – Goditet me ëmbëlsirë “15%” në fytyrë, Ymer Fejzullahu, kryeshefi i ZRRE-së
Pakënaqësi të shumta, reagime e iniciativa janë ndërmarrë që kur Zyra e Rregu...
-
Orav: Nuk mund ta imagjinoj se si Serbia apo Kosova mund të anëtarësohen në BE pa normalizim të marrëdhënieve
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se Bash...
-
Parandalohet kontrabandimi i substancës nạrkọtike në burgun e Dubravës
Stafi i sektorit të sigurisë në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ka arritur t...