Ekonomi

Skandali i mishit të prishur nuk ndikon në uljen e importit

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 13 April 2018

Skandali i mishit të prishur me të cilin qytetarët e Kosovës po ushqeheshin tash e sa vite, nuk ka ndikuar në uljen e importit.

Pavarësisht, se çdo ditë në media është raportuar se inspektorët kanë gjetur mish të prishur në markete, sasia e mishit që hyn në Kosovë vazhdon të jetë e madhe, shkruan Indeksonline.

Sipas statistikave që ka Indeksonline, përgjatë tre muajve të parë të 2018-tës, nuk vërehet një rënie e importit të mishit.

-Advertisement-

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci  ka theksuar se sipas këtij trendi, deri në fund të këtij viti pritet të ketë import të mishit në total rreth 40 milionë kg.

Ajo që bie në sy nga statistikat është se pavarësisht mishit të prishur belg që hyri në Kosovë, Belgjika vazhdon ende ta furnizoj vendin me këto produkte.

“Sipas të dhënave të doganës deri tani nga Belgjika janë importuar rreth 60.000 mijë kg. Në totalin e importit të kësaj periudhe prej 9 milionë kg prin SHBA me rreth 2 milionë kg,  Brazili me 1.7 milionë kg, Mbretëria e Bashkuar dhe pastaj te tjerat (shih listën me poshtë)”, ka thënë tutje Stavileci.

Mishi i prishur bëri që edhe Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës të diskutojnë për cilësinë e dyshimtë të mishit, por u mobilizuan edhe komunat. Indeksonline ka kontaktuar me pothuajse të gjitha komunat në Kosovë për kuptuar nëse kanë ndërmarr inspeksione lidhur me cilësinë e mishit që konsumojnë qytetarët e tyre. Inspektoratet e këtyre komunave kanë gjetje të ndryshme, sa i përket cilësisë së mishit.

Në tabelën e mëposhtme gjeni sasinë e mishit të importuar në Kosovë nga 1 janari 2018 deri më 11 prill.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera