S’ka të ndalur: Rritet edhe çmimi i ujit në Kosovë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/03/UJE1-1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
16:50 | 17 March 2022
Valës së shtrenjtimeve, përveç energjisë elektrike dhe produkteve tjera në këtë kohë iu shtua edhe rritja e tarifave të ujit nga Autoriteti Rregulltiv i Ujit (ARrU).
Zëvendësdrejtori i ARrU-së, Abedin Azizi gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi lidhur me planin e performancës për vitin 2022, të këtij autoriteti bëri të ditur se Kompania Rajone e Ujësjellësit në Prishtinë, ka shtrenjtuar tarifat rreth 0.3centë. Po kështu ka ndodhur edhe në komunat tjera, Prizren, Gjakovë dhe Pejë.
“Sa i përket çështjes së tarifave, për tarifat, në katër kompani regjionale, nuk janë ngritur ose është ngritur 0.1 cent për një metër kub uji, që do të thotë se një familje që konsumon 20 metra kub uji, ndryshimi i tarifës është 0.20 centë. Kemi dallim pak më të madh ose rritje pak më të madhe të tarifave në Prizren, në Gjakovë, në Pejë dhe në Prishtinë. Kjo për arsye të futjes në operim të impianteve të përpunimit të ujërave të zeza. Në Prishtinë e kemi ngritur tarifën për 0.2-0. 3 centë për shkak të shpenzimeve për blerje të ujit me shumicë”, theksoi Azizi.
Deputeti Pal Lekaj tha se shtrenjtimi i ujit, rrymës dhe së fundi të shumë produkteve të tjera ushqimore, do ta vështirësojnë jetën e qytetarëve në Kosovë.
“Ngritja e çmimeve prej 1 janari, sa është ajo ngritje, sepse për mua nëse vazhdojmë edhe ujin, rrymën dhe të gjithë artikujt bazë ushqimorë, është një vështirësi e madhe që t’ia dal qytetari. Sa për qind ka qenë rritja prej 1 janarit të këtij viti”, tha ai.
Në mbledhjen e sotme, Komisioni për Ekonomi ka shqyrtuar kërkesën e kompanisë publike të KOSTT të datës 14.02.2022 për interpretimin ligjor të rezolutës së Kuvendit për pagesën e rrymës në veri. Megjithatë, ky Komision nuk ka dhënë interpretime ligjore se si të veprojë, përveç se ka proceduar opinionin e Zyrës Ligjore të Kuvendi të Kosovës. Sipas këtij interpretimi, KOSTT-it i mbetet që ta zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për zbatimin e rezolutës për pagesën e rrymës në katër komunat me shumicë serbe në veri.
Nënkryetarja e Komisionit, Jeta Statovci tha se Komisioni nuk jep opinion ligjor lidhur me këtë çështje.
Ajo tha se KOSTT-it i procedohet vetëm interpretimi i Zyrës Ligjore të Kuvendit. Ajo nuk bëri të qartë se cili është opinioni i kësaj zyre lidhur me pagesën e rrymës në veri.
“Karshi interpretimit ligjor, ne si komision nuk japim interpretime ose opinione ligjore, mendoj se këtë përgjigje që ne kemi marrë nga zyra ligjore, e cila e qartëson procesin ose mund të themi i drejton edhe te aktgjykimi i Gjykatës KushtetueseM si dhe vendimi i marrë paraprakisht, që të jetë ky material për shqyrtim nga ana e KOSTT-it, kështu që shkresën zyrës e përcjellim edhe me refernca që ata i inkorporojnë në përgjigjen e tyre”, theksoi Statovci. /KP/
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Image_20231220_143505_782-scaled.jpeg)
Të tjera
-
Miroslav Lajçak hyn në objektin e Qeverisë, do të takohet me Besnik Bislimin
Emisari i Posaçëm i Bsahkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav La...
-
Shefi i NATO-s në Uashington, Biden: Aleanca më e fortë e më e bashkuar se kurrë
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak ...
-
Lajçak për median serbe “Kosovo Online” – Hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të sjell incidente
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së ...
-
Kryeministri Kurti takohet me ministrin e Brendshëm të Izraelit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Brend...
-
AAK-ja premton mbi 1000 euro pagë mesatare në sektorin publik
Grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028 është mbledhur so...
-
ASK për 2023: Kosova me mbi 6 milionë vizitorë
Mbi 6 milionë është numri i vizitorëve për vitin 2023 në Kosovë sipas Agjenci...
-
50 vendet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza
Kosova dhe Izraeli nënshkruan më 18 qershor një marrëveshje për heqjen recipr...
-
Doris Pack në inaugurimin e rrugës në Podujevë që do të bartë emrin e saj: Ndjej, vuaj e gëzohem bashkë me Kosovën
Ndihma e saj gjatë dhe pas luftës për Kosovën dhe popullin e saj, janë arsyej...
-
Komploti në Gjermani, fillon gjykimi ndaj grupit që do ta rrëmbente kancelarin Olaf Scholz
Tetë persona, anëtarë të ekstremit të djathtë në Gjermani, kanë dalë para gjy...
-
Gërvalla: Kosovarët pa viza në Izrael nga 19 shtatori
Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka njoftuar për nënsh...
-
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
UNI-Universum International College është renditur në Times Higher Education ...
-
Nuk ka takim mes Osmanit dhe Lajçakut, kjo është arsyeja
Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak sot do të jetë në Kosovë, por n...