Situata e luftës, ambasadori Shkurov: Ukrainasit edhe shqiptarët po i përjetojnë njësoj tmerret e luftës
Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 13 May 2022
Si ukrainasit edhe shqiptarët po i përjetojnë njësoj tmerret e luftës. Ajo që kishim në dorë për të bërë e kemi bërë. Ne kemi dërguar ndihma humanitare në Ukrainë në Zaporizha aty ku ka dhe shqiptarë. Ne mendojmë se shqiptarët e Ukrainës janë ajo ura lidhëse që thellon edhe më shumë marrëdhëniet mes 2 vendeve”.
Kështu u shpreh ambasadori i Ukrainës në Tiranë Volodymyr Sshkurov gjatë një interviste në emisionin “Ballkan” në Abc.
I pyetur se si ndihet në lidhje me faktin se ambasada ukrainase në Tiranë është e mbushur me flamuj ukrainas ndërkohë që afër saj është dhe ambasada ruse, Shkurov nuk e mohoi se e bën të ndihet mirë.
“Jemi shumë mirënjohës ndaj bashkisë së Tiranës. Është një mënyrë që i përgjigjet në mënyrën më të duhur vëllazërisë mes Tiranës dhe Kievit. Situata mbetet e vështirë, por pas mbështetjes së perëndimit situata po ndryshon. Khersoni është i vetmi qytet në duar të armikut”.
Po hetoni krimet e luftës në kohë rekord. Si po ecën puna?
“Stafi i prokurorisë së Ukrainës po regjistrojnë krimet e luftës. Është krijuar bashkëpunim edhe me gjykatën ndërkombëtare. Ajo duhet të marrë një vendim në kohë të shpejtë. Kush ka dhënë urdhëra dhe kush i ka zbatuar do të mbajë përgjegjësi. Vendimi do jepet nga gjykata sa i përket krimeve të luftës. Janë shumë raste të regjistruara të vrasjeve të civilëve”.
I pyetur nëse do të ndihej i lumtur nëse Ukraina do të kishte fqinje Shqipërinë dhe jo Rusinë, Shkurov tha se popujt e dy vendeve do kanë gjëra të ngjashme.
“Mes dy popujve tanë shikoj shumë gjëra të ngjashme. Populli është shumë i prekur dhe i ndjeshëm ndaj dhimbjes së të tjerëve. Kohët e fundit deri vonë në Ukrainë nuk kanë qenë informacione të shumta sa i përket Shqipërisë. Në të ardhmen na presin marrëdhënie të mira miqësore. Këto komente kanë të bëjnë me pjesën humane të popullit shqiptar”./Abcnews.al
Të tjera
-
Korenica: Vetëm çiftet të kenë fëmijë, jo gruaja e pamartuar
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka propozuar që të ndryshohe...
-
Pas Abdixhikut, Hovenier takon edhe Vjosa Osmanin, kjo është arsyeja
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHB...
-
Abdixhiku ha drekë me Hovenierin, flasin për vizionin euroatlantik të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dalë në drekë ...
-
Moska: Vendimi i Norvegjisë për të ndaluar turistët tanë është armiqësor dhe diskriminues
Moska e ka cilësuar ndalimin e hyrjes së turistëve rusë në Norvegji nga 29 Ma...
-
Kurti jep detaje të tjera për vizitën në Londër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke qëndruar për vizitë në Londër...
-
FSK konfirmon se njëri nga të plag*osurit mbrëmë në Pejë është ushtar i saj
Një nga të plagosurit nga të shtënat me armë gjatë natës së mbrëmshme në Pejë...
-
Sërish tubim para Qeverisë së Malit të Zi, njerëz me motive pro-ruse protestojnë kundër rezolutës për Srebrenicë
Policia do të filmojë një tubim të ri publik të paparalajmëruar që është plan...
-
Vazhdon dëshminë dëshmitari i 65-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari për plag*osjen e trefishtë në Pejë
Është arrestuar 21 vjeçari, Agron Gashi i dyshuar për plagosjen e trefishtë m...
-
Stërvitje ushtarake rreth ishullit të Taivanit
Komanda e Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze filloi stërv...
-
Nën kundërshtimin e fortë serb, OKB-ja do të votojë për përkujtimin e gjen*ocidit të Srebrenicës
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë të enjten pë...
-
A u zhdukën vijat e kuqe mes LVV-së dhe PDK- së, Xhavit Haliti flet për mundësinë e koalicionit mes këtyre dy partive
Për një koalicion të mundshëm PDK-VV, po diskutohet që do të ndodhë pas takim...