Lajme

Sinani: Arifi e Salihu kryen puç, Presheva të shkojë në zgjedhje të reja

Autori: Gazeta inFokus 23:17 | 11 April 2022

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pasi u votua shkarimi i saj. Ajo thotë se populli nuk i zgjodhi ata që erdhën dhe ka kërkuar që Presheva të shkojë në zgjedhje.

“Nuk përfillën as Shqipërinë dhe Kosovën. Populli nuk i deshi për deputet. U hakmorën ndaj meje. Me gishta në Kuvend, pa vota të qytetarëve. Eliminuan politikisht Shaip Kamberin nga parlamenti dhe më rrëzuan mua nga kryetarja e Komunës. Realizuan skenarin. Karriget i morën, por eliminuan veten nga populli”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sinani konsideron se pushteti i ri në Preshevë është produkt i degradimit të politikës shqiptare në Luginë dhe se nevojiten zgjedhje të reja për ta ndërtuar një qeverisje legjitime.“Puçistët nga lartë e kanë tashmë makth të përditshëm përballjen me popullin, prandaj edhe do ta bëjnë të pamundurën me shty deri në ditën e fundit ballafaqimin me kutitë e votimit. Ju të gjithë, që nuk pajtoheni sot me politikën puçiste të Shqiprim Arifit dhe Sami Salihut, ju ftoj të na bashkoheni, për t’iu bërë me dije nesër se Presheva dhe Lugina janë të preshevarëve dhe luginasve, e jo të individëve të pa përkrahur nga populli. Shumica jemi për një Luginë dhe Preshevë me politikë të përgjegjshme vendore, me unitet të brendshëm dhe në bashkërendim me Shqipërinë dhe Kosovën. Prandaj ne bashkërisht do të fitojmë dhe ata dy do të humbin”, ka shkruar Sinani.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera