Lifestyle

Si të flini në 2 minuta, ja metoda e marinsave amerikanë!

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 14 September 2018

Nëse funksionon me ta, duhet të shkojë edhe në ambiente më pak të gjallëruara. Zgjidhja për ata që vuajnë me gjumin, mund të marrë fund. Si ajo e ushtarëve, që netët i kalojnë në llogore, pra jo në një dyshek të madhësisë mbretërore. Sondazhet thonë se në 96% të rasteve ka funksionuar.

Rachel Hosie ka zbuluar për gazetën “Independent”, se si flenë marinsat amerikanë. Mjaftojnë dy minuta dhe nuk ka nevojë as që të numërohet më tej. Gjithçka e ka zanafillën nga një libër “Relax and Win: Championship Performance”, 1981), por që po kthehet në mënyrë të jashtëzakonshme në aktualitet. Fillohet duke qetësuar çdo muskul të fytyrës, përfshirë gjuhën dhe sytë. Pastaj qetësoni shpatullat.

Pra, merrni frymë thellë për të nxjerrë nga kraharori çdo pjesë të stresit që ka mbetur në trupin tuaj. Pjesa fizike përfundon këtu. Pastaj nis ajo psikologjike, e cila kërkon kohë dhe pak fantazi më shumë: ju duhet të mendoni për një liqen të qetë, një qiell blu në një lundër në një det të qetë. Një mekanizëm që mund të shoqërohet me strategji më të konsoliduara: një libër i dobët, një dush i nxehtë, një kamomil, një album i “Pink Floyd”. Funksionon, por merrni të paktën një muaj e gjysmë kohë për t’u trajnuar. Gjumash lind, vështirë të bëhesh…

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera