Lajme

Si student, bashkë me Vjosa Osmanin, Bardhyl Hasanpapaj tregon sfidat dhe aktivitetet që formuan karrierën e tij

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 04 June 2026

Kandidati për deputet nga LDK, Bardhyl Hasanpapaj, ka ndarë kujtime nga periudha e studimeve, duke folur për angazhimin e tij dhe të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në aktivitete të ndryshme akademike dhe studentore, shkruan Gazeta Infokus.

Hasanpapaj gjatë emisionit “Zgjohu”, tregoi se gjatë viteve të studimeve, ai dhe Osmani ishin pjesë e shumë garave ndërkombëtare dhe programeve edukative.

Sipas tij, fillimisht morën pjesë në gara në Vjenë, ndërsa më pas aplikuan edhe në një garë studentore në fushën e së drejtës ndërkombëtare humanitare, e cila i çoi në Paris së bashku me dy studentë të tjerë.

-Advertisement-

Ai kujtoi gjithashtu pjesëmarrjen e përbashkët në një program njëmujor “Summer School” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se periudha studentore ishte e mbushur me angazhime të shumta akademike dhe jashtëshkollore.

“Gjatë kohës si student kemi qenë shumë aktivë. Në vitin e tretë mbanim kurse dhe trajnime të shumta, ndërsa përfitonim shumë nga ato aktivitete. Përveç provimeve, gjithmonë kishim edhe dy ose tri angazhime të tjera, qoftë për gara apo aktivitete studentore…”, u shpreh Hasanpapaj./Gazeta Infokus.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy