Si e “dribloi” Manchester City rregulloren e “Fair Play”-t financiar?

Autori: Gazeta inFokus
08:14 | 08 November 2018
Manchester City dhe Paris SG janë vënë në qendër të vëmendjes së medieve kohët e fundit, pas publikimit të disa dokumenteve që flasin për “driblimin” e bërë nga këto dy klube përballë rregullores së “Fair Play”-t financiar.
Manchester City mësohet se ka ndërhyrë për të anashkaluar këtë rregull, nëpërmjet një projekti sekret të quajtur “Longbow”.
Ndërkohë, në dokumentet e zbuluara nga “Football Leaks” dhe të publikuara nga “Der Spiegel” tregohet se, Manchester City pagoi një pjesë të të drejtave të imazhit të futbollistëve të tij nëpërmjet një kompanie tjetër, duke thyer rregullin e “Fair Play”-t financiar.
Bëhet fjalë për kompaninë “Fordham Sports Managment”, e drejtuar nga David Rowland dhe djali i tij Jonathan. Ajo bleu këto të drejta imazhi, por ishte pronari i klubit, sheiku Mansour, që çdo vit nëpërmjet kompanisë “Abu Dhabi United Group” i kalonte në mënyrë sekrete nga llogaria e tij plot 11 milionë paund te familja Rowland, për të drejtat e imazhit, duke i dhënë mundësinë Manchester Cityt që të mbulojë këto shpenzime.
Ende nuk është i qartë nëse projekti “Longbow” është i ligjshëm apo jo, por edhe nëse është i paligjshëm, Manchester City mund t’i shpëtojë sanksioneve, nëse konfirmohet që dokumentet dhe “e-mail”-et e publikuara janë siguruar në mënyrë ilegale.
Vlen të kujtohet se Mansour është akuzuar më parë se ka investuar 59.5 milionë paund, nga 67.5 milionë, në akordin mes Manchester Cityt dhe “Etihad Airways”.

Të tjera
-
Osmani edhe sot vazhdon takimet me partitë politike për ngërçin në Kuvend
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila dje ka nisur një seri të re takimes...
-
Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksidentua me një veturë
Policia e Shtetit ka njoftuar se një shtetas sllovak me inicialet Z.S. ka vde...
-
Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor En...
-
Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, deklaron se kryeministri në detyrë Albin Ku...
-
Trump njofton se arriti marrëveshje tregtare me Vietnamin
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ShBA-ja do të vendos tari...
-
Çitaku: Albin Kurti po i shërben me vetëdije Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpë...
-
Gjini: Kurti ka zënë peng Kuvendin e Qeverinë
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kandidimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja...
-
“Turp – Albin Kurti nuk po dallon prej Jack Smith – është në mbështetje të Speciales”, Behrami i ashpër pasi Kurti përmendi Thaçin e Veselin
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, deklaroi në Pressing në T7 se kryeministri ...
-
Nesër temperaturat deri në 35 gradë Celsius
Të enjten pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi...
-
Gruda: PDK-ja ka bërë kompromis, mbështet kandidat të pushtetit që s’ka qenë ministër në Qeverinë Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në “Click” të RTV2...
-
Kurti: Unë kam qef me hapë e me mbyllë derën, i kemi votat për ta bërë qeverinë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se i ka votat për të bërë qeveri...
-
Qe 5 vjet janë në burg, Kurti i sulmon Hashim Thaçin e Kadri Veselin: PDK i ka dy kryetarë në Hagë, atje shkojnë për konsultim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Tëvë 1 se nuk bëjn...