Shtyhet gjykimi për vrasjen me thikë në Fushë-Kosovë

Autori: Gazeta inFokus
11:13 | 21 August 2023
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarve Atdhe Musliu dhe Labinot Bajrami, është shtyrë seanca fillestar e paraparë të mbahej të hënën, në rastin ku Musliu dhe Bajrami po akuzohen se në bashkëkryerje privuan nga jeta A.H. duke e goditur me thikë në kraharor.
Në fillim të seancës, mbrojtësi i të akuzuarit Musliu, avokati Taulant Broqi ka deklaruar se nga prokurori Armend Hamiti ishte njoftuar të enjten se ishte ngritur aktakuza dhe që duhej të pajisen me shkresa të lëndës, por për shkak kohës së shkurtër të njoftimit nuk kanë mundur të pajisen, prandaj nuk ishin të gatshëm të deklarohen në këtë seancë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Andaj, i njëjti i ka propozuar gjykatës që seanca e sotme të shtyhet për një datë tjetër.
Po ashtu, mbrojtësi i të akuzuarit Bajrami, avokati Valdet Zeqiri ka propozuar që seanca e sotme të shtyhet, me arsyetimin se nuk ishin pajisur me të gjitha shkresat e lëndës, përkatësisht CD.
Të akuzuarit Musliu dhe Bajrami kanë mbështetur në tërësi propozimin e mbrojtësve të tyre.
Ndërkaq, prokurori Armend Hamiti fillimisht ka bërë një përmirësim teknik në aktakuzë, ashtu që Shqipe Kryeziu është edhe e dëmtuar dhe dëshmitare.
Ndërsa sa i përket CD, prokurori Hamiti ka sqaruar se nuk kanë mundur të barten për shkak se edhe në konsultim me IT, DVD nuk janë duke mundësuar që të barten materialet e që është provuar edhe DVD tjera por deri më sot ka qenë e pamundshme.
Ndërsa, sa i përket kërkesës së mbrojtjes për shtyrje të seancës, i njëjti nuk e kundërshtoi.
Përfaqësuesi i palës së dëmtuar, avokati Behar Ejupi tha se si palë e dëmtuar janë të interesuar që në këtë çështje penale të procedohet duke mos bërë shkelje të Kodit të Procedurës Penale. Ai tha se pala e dëmtuar është e interesuar që gjendja faktike të vërtetohet drejt dhe të merret parasysh parimi i ekonomizimit që çdo shkelje eventuale mund të rezultojë në prishje të aktgjykimit të shkallës së parë nga gjykata e shkallës së dytë, nëse ka ankesë.
Më pas, gjykatësi Ngadhnjim Arrni mori aktvendim, me të cilin aprovoi propozimin e mbrojtësve të të akuzuarve që shqyrtimi fillestar të caktohet për një datë tjetër.
Seanca e radhës për këtë çështje penale u caktua më 5 shtator 2023.
Sipas aktakuzës së ngritur më 9 gusht 2023, të akuzuarit Atdhe Musliu dhe Labinot Bairami më 12 shkurt 2023, në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë-Kosovë, për shkak të mosmarrëveshjeve të atëçastshme, fillimisht i akuzuari Bajrami e ka sulmuar dhe goditur me grushte e shqelma dhe me sende të forta të dëmtuarin A.H, i cili tenton të ikë t’i shmanget sulmit, por të akuzuarit Atdhe dhe Labinot e ndjekin dhe vazhdojnë përsëri ta godasin me grushte e shqelma dhe me sende të forta, e më pas me qëllim e privimit nga jeta, i akuzuari Musliu e ka goditur me thikë në pjesën e kraharorit – anën e majtë, duke e privuar nga jeta të dëmtuarin- tani të ndjerin A.H.
Me këtë, akuzoehse në bashkëkryerjeje të akuzuarit Musliu dhe Bajrami kanë kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Sipas dispozitivit të dytë të së njëjtës aktakuzë, i akuzuari Musliu më datë, kohë dhe vend të njëjtë si në dispozitivin e parë, është gjetur se pa autorizim e në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka mbajtur në pronësi armën – thikën, ku me vërtetimin mbi konfiskimin e përkohshëm të gjësendeve i është konfiskuar.
Me këtë, Musliu akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par. 1 të KPRK-së.

Të tjera
-
Tragjedia në Koçan- Ministri i Brendshëm: Janë edhe mbi 100 të plagọsur
Ministri i Brendshëm Pance Toshkovski, përmes një konferencë për media, ka ko...
-
Gjendet i vdekur një person në Pejë – pranë trupit u gjet edhe një pistọletë
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë. Policia ...
-
39 aksidente brenda 24-orëve të fundit, 15 me të lënduar
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 2 mijë e 158 tiketa trafiku. ...
-
Gruaja me aftësi të kufizuara u dhụnua para katër muajsh në Skenderaj, rezulton shtatzënë
Një grua me aftësi të kufizuara dyshohet se është dhunuar para rreth katë...
-
Arrestohen tre persona për trạfikim me njerëz në Ferizaj
Tre persona janë arrestuar në Ferizaj pasi dyshohen për trafikim me njerëz. ...
-
Zbulohet shkaku i zjạrrit në diskotekën në RMV ku dyshohet se vdiqën rreth 50 persona, Prokuroria jep detaje
Zjarri që ka rënë në një diskotekë në Koçan, ku raportohet për shumë viktima ...
-
Të paktën 50 persona të vdekur si pasojë e zjạrrit në një klub nate në Maqedoninë e Veriut
Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të...
-
Ngjarje e rëndë në Skenderaj: Gruaja me aftësi të kufizuara mbetet shtatzënë nga dhụnimi
Një rast tronditës është raportuar në Policinë e Kosovës, ku një grua me aftë...
-
Organizata që merret me tubimet publike demanton keq pushtetin në Serbi: 275 -325 mijë persona protestuan në Beograd
Rreth 275,000 dhe 325,000 njerëzve po besohet së kanë qenë pjesëmarrës sot në...
-
Vuçiq pas protestës masive në Beograd: E kemi kuptuar mesazhin, duhet të ndryshojmë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka reaguar pas protestës masive që u zhvill...
-
Pushteti në Beograd akuzohet se përdori “topin zanor” të ndaluar për shpërndarjen e protestuesve
Sot në Beograd, studentët kanë organizuar një protestë masive antiqeveritare,...
-
Thẹrje me thịkë në Klinë, gjashtë të lënduar
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një konflikti fizik në fshatin Ujmir...