Lajme

India thotë se Pakistani ka qëlluar me artileri përtej kufirit

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 06 May 2025

Ushtria indiane ka deklaruar se Pakistani ka qëlluar me artileri në zonën Bhimber Gali, në Kashmirin e amdministruar nga India, pranë vijës ndarëse, raporton BBC.

Në një postim të ushtrisë në platformën „X“, thuhet se forcat e armatosura të Indisë janë duke „reaguar në mënyrë të përshtatshme dhe të matur“.

Pakistani është zotuar se do t’i kundërpërgjigjet sulmit ushtarak që nisi sonte India.

-Advertisement-

Një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze ka thënë se “Pakistani do t’i përgjigjet këtij [sulmi] në kohën dhe vendin që do ta zgjedhë vetë.”

“Të gjitha avionët tanë të forcës ajrore janë në ajër. Ky është një sulm i turpshëm dhe i pabesë, i kryer nga hapësira ajrore e Indisë,” ka deklaruar ky zëdhënës.

India ka thënë se ka shënjestruar nëntë zona.

“Këta hapa vinë pas sulmit terrorist barbar në Pahalgam ku 25 indianë dhe një shtetas i Nepalit u vranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë indiane të Mbrojtjes, referuar një sulmi muajin e kaluar në Kashmir.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera