Lajme

India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit

Autori: Gazeta inFokus 23:05 | 06 May 2025

India ka njoftuar se ka nisur një operacion ushtarak kundër Pakistanit, duke goditur “infrastrukturë terroriste” si në Pakistan ashtu edhe në Kashmir – një përshkallëzim masiv i tensioneve mes dy shteteve, raportoi CNN.

“Këta hapa vinë pas sulmit terrorist barbar në Pahalgam ku 25 indianë dhe një shtetas i Nepalit u vranë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë indiane të Mbrojtjes, referuar një sulmi muajin e kaluar në Kashmir.

“Veprimet tona kanë qenë me fokus, të matura dhe jo përshkallëzuese. Asnjë strukturë ushtarake pakistaneze nuk është shënjestruar. India ka treguar një përmbajtje të konsiderueshme në përzgjedhjen e objektivave dhe metodën e ekzekutimit”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

India ka thënë se ka shënjestruar nëntë zona.

Sipas CNN, disa shpërthime janë dëgjuar në Kashmirin e qeverisur nga Pakistani.

Ushtria e Pakistanit ka thënë se tri lokacione janë goditur me raketa.

“Pakistani do të përgjigjet në një kohë dhe vend që e zgjedhë vetë”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, Ahmed Sharif Chaudhry.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera