Sekretari i Thesarit i SHBA-së: Kina nuk ka hyrë në negociata tregtare me SHBA-në

Autori: Gazeta inFokus
21:20 | 06 May 2025
Kina nuk ka hyrë në negociata tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha sot Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessant.
“Ne nuk kemi filluar ende negociatat me Kinën “, tha Bessant gjatë një seance dëgjimore para Komitetit të Buxhetit të Dhomës së Përfaqësuesve.
Bessent tha se marrëveshjet shumëpalëshe tregtare janë ende të mundshme nëse vendet mund të bien dakord për një strukturë të përbashkët doganore, megjithëse përpjekjet aktuale janë përqendruar në negociatat dypalëshe.
Ai theksoi se shumica e marrëveshjeve me partnerët më të mëdhenj tregtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të arrihen deri në fund të vitit.
“Rreth 97 ose 98 përqind e deficitit tonë tregtar është me 15 vende. Do të habitem nëse nuk arrijmë më shumë se 80 ose 90 përqind të marrëveshjes deri në fund të vitit, dhe ndoshta shumë më shpejt”, u tha Bessant anëtarëve të Komitetit të Buxhetit të Dhomës së Përfaqësuesve, sipas NBC News.
Sipas fjalëve të tij, SHBA-të ndoshta mund të konfirmojnë që këtë javë përfundimin e marrëveshjeve tregtare me disa nga partnerët më të mëdhenj tregtarë.
“Ata na ofruan propozime shumë të mira, por ne ende nuk kemi filluar negociatat me Kinën”, tha Bessant dhe përsëriti se SHBA-të kanë 18 partnerë tregtarë shumë të rëndësishëm dhe administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump po negocion aktualisht me 17 partnerë nga ai grup.

Të tjera
-
Masat e BE’së dhe Asociacioni, Kallas gazetarit në Beograd: S’komentoj para se të flas me Kosovën
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në konferencën për shtyp në Beogr...
-
KOMF nesër para Kuvendit: Karriget tuaja nuk vlejnë më shumë se jeta dhe mirëqenia e fëmijëve
Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, nesër do të organi...
-
Muhaxheri për ofertën e Kurtit për koalicion: Kështu nuk shkon askush me të në koalicion
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri ka folu...
-
Kallas do të takohet me Kurtin sonte në darkë pune
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Kaja Kallas, do të takohet me kryeministrin në...
-
“Të lihet prapa e kaluara”, “normalizim me Kosovën”, Kallas nga Beogradi: Palët të vijnë në Bruksel sa më parë
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, në konferencën për media në Beogr...
-
Takimi Kurti- Hamza, Gruda i PDK-së: Iu ka rënë të ulen bashkë, takimi s’ka përmbajtje politike
Një foto e publikuar mbrëmë në rrjetet sociale ku shiheshin kandidati i LVV-s...
-
Prindi denoncon publikisht British School of Kosova: Refuzoi regjistrimin e vajzës vetëm sepse ajo ka Sindromën Down
Burim Sopa, ka thënë se vajza e tij Nisa, nuk ka mundur të regjistrohet në Br...
-
Fatmir Limaj mban konferencë për media
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj do të mbajë konferencë për media. Konferen...
-
Presidentja Osmani në përvjetorin e masakrës në burgut të Dubravës: Një prej masakrave më të tmerrshme
Në përvjetorin e masakrës në burgun e Dubravës, të kryera në maj të vitit 199...
-
AKB: Protestat janë të pashmangshme, nuk mund ta pranojmë këtë padrejtësi energjetike
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mbajtur takimin e rregullt të Bordit ud...
-
Maqedonci: Partitë opozitare duhet të reflektojnë, jo të shfrytëzojnë si mundësi të sulmeve politike ndaj LVV-së
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se LVV-ja ndihet ...
-
Gruda, PDK: Refuzimi i mbrojtjes në liri për krerët e UÇK-së në Hagë, shkelje e të drejtave të njeriut
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda është shprehur i in...