Lajme

Zëvendëspresidentja e Bullgarisë takohet me komandantin e KFOR-it

Autori: Gazeta inFokus 20:14 | 06 May 2025

Komandanti i misionit te KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ishte nikoqir i zëvendëspresidentes së Bullgarisë Iliana Iotova.

Takimi zuri vend në kampin “Film City” në Prishtinë, aty ku u mbajt Dita e Trimërisë dhe Dita e Forcave të Armatosura Bullgare.

Gjenerali Barduani iu drejtua kontingjentit bullgar duke i falënderuar për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre të lartë “të demonstruar në përpjekjet e tyre të përditshme për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”.

-Advertisement-

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” thuhet në njoftimin zyrtar të KFOR-it.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera