Policia aksion në dy laboratore në Fushë Kosovë “që rrezikonin shëndetin publik”, arrestohen pronarët

Autori: Gazeta inFokus
21:33 | 06 May 2025
Policia e Kosovës ka arrestuar dy pronarë laboratorësh të analizave biokimike në Fushë Kosovë, të cilët dyshohet se operonin në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Në njoftim thuhet se hetimet kanë filluar pas pranimit të informatave relevante që tregonin për zhvillimin e veprimtarive të paligjshme në këto subjekte shëndetësore, përfshirë kryerjen e analizave pa praninë e personelit të licencuar sipas kërkesave ligjore.
„Gjatë operacionit të kontrollit në terren, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor, janë konstatuar një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, që kanë rezultuar me mbylljen e
funksionimit të aktivitetit të këtyre laboratorëve. Në vendngjarje janë sekuestruar pajisje elektronike, dokumentacion i ndryshëm, një vulë dhe materiale të tjera relevante për hetim“, theksohet në njoftim.
Të dy pronarët janë arrestuar dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e ndalimit me urdhër të Prokurorisë kompetente.
„Të gjitha veprimet janë realizuar nën mbikëqyrjen dhe koordinimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Hetimet janë në vazhdim dhe institucionet kompetente do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit. Inkurajojmë qytetarët që të jenë të kujdesshëm në përzgjedhjen e shërbimeve shëndetësore dhe të raportojnë çdo dyshim për veprimtari të paligjshme pranë autoriteteve përkatëse“, përfundon njoftimi.

Të tjera
-
SPAK i sekuestron një apartament Erion Veliajt, i shtohet edhe një akuzë
Me kërkese të SPAK dhe vendim të GJKKO-së është sekuestuar një apartament në ...
-
BE rishikon masat ndaj Kosovës, Dakaj: Mesazh pozitiv, Kallas i kujtoi palëve se s’ka rrugë të shkurtër për anëtarësim
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, ...
-
Përfundojnë punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë
Kanë përfunduar punimet në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë. Këtë e bëri t...
-
Bajrami: Tregu i energjisë po shndërrohet në kërcënim serioz për ekonominë dhe qytetarët
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kërkon hetim dhe auditim të sektorit të e...
-
Tha se dikush ia vodhi 400 euro në xhami në Kaçanik, policia zbulon se ishte lajmërim i rremë
Policia ka njoftuar se më 20 maj një person ka raportuar se në xhamin e qytet...
-
Kallas: E mbështes dialogun, prioriteti kryesor normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se BE ka nisur që ...
-
Shefja e diplomacisë së BE-së: Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës të formohen sa më shpejt
Shefja e Politikës së Jashtme, Kaja Kallas me ardhjen e saj në Kosovë, ka mba...
-
Kosova i përket familjes evropiane, thotë Kallasi
Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallasa, ka thënë se Kosova i pë...
-
Kallas: Kemi nisur t’i heqim masat ndaj Kosovës
Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se BE ka nisur që ...
-
Pranohen edhe katër viktima në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, shkon në 156 numri i tyre
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit d...
-
Kallas arrin në Kosovë, pritet nga Gërvalla
Kryediplomatja e BE’së, Kaja Kallas, ka arritur në Kosovë. Ajo është pritur n...
-
Limaj ia “grabit” AAK’së Forumin e Intelektualëve, i merr në parti
Fatmir Limaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate, ka bërë të ditur se Forumi i...