Shtatzënë në kohë coronavirusi: Ç’duhet të dini
Autori: Gazeta inFokus
14:46 | 30 March 2020
Shtatzënia në kohë pandemie, sigurisht që shoqërohet me frikë dhe dilema më të mëdha se ato në kohëra normale
Shumë vajza/gra presin të sjellin në jetë fëmijët e tyre në një kohë kur e gjithë bota është izoluar nga frika e përhapjes së coronavirusit.
Edhe në vende shumë të zhvilluara shtatzënat po konsiderojnë sërish lindjen nga shtëpia për të shmangur një infeksion të mundshëm, por çfarë duhet të dinë?
Nëse nëna zbulon se është e prekur nga coronavirusi, a duhet i porsalinduri të rrijë larg saj?
Disa përfaqësues të mjekësisë në Kinë apo SHBA rekomanduan izolimin e të vegjëlve nga nënat e tyre të infektuara, të tjerë, përfshi këtu OBSH-në, këmbëngulin që nëna të ushqejë të voglin me gji, por duke marrë masa (vendosja e një maske).
Më shumë se 200 milion gra shtatzënë në të gjithë botën janë një risk potencial për t’u infektuar me Covid-10 dhe studimet janë ende në fillimet e tyre përsa i përket nivelit të rrezikut që paraqitet tek to apo tek të porsalindurit.

Shumë mjekë janë të mendimit se kontakti fizik dhe gjidhënia forcon sistemin imunitar të bebit. Shtoji kësaj faktin që shumica e fëmijëve në botë nuk preken nga virusi i ri. Edhe ata që preken shfaqin simptoma fare të lehta.
Një tjetër problem që paraqitet në një kohë të tillë është kujdesi profesional i limituar. Shumë spitale, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit tek pacientët e tjerë apo stafi, kanë ndaluar të gjithë vizitorët, përfshi këtu edhe partnerin e gruas shtatzënë.
Lajmi i mirë në gjithë këtë, është se Covid-19 deri më tani nuk ka shkaktuar asnjë komplikim tek fëmijët, përfshi këtu të sapolindurit.
Studime të shumta kanë treguar se foshnjat mund të jenë të infektuar edhe pa qenë fare të sëmurë.

Shumica e të dhënave kanë treguar se bebet nuk e marrin virusin pa lindur ende, por studime të tjera, publikuar tek JAMA sugjerojnë se edhe kjo mund të jetë e mundur.
Përsa i përket gjidhënies, ajo është mënyra më e mirë përmes së cilës nënat mund t’i mbrojnë të vegjlit e tyre nga infeksionet, viruset a mikrobet.
Duke qenë se Covid-19 është një virus i ri, shkencëtarët nuk kanë arritur akoma të përcaktojnë me saktësi si ndikon gjatë shtatzënisë.
Edhe për gratë shtatzëna, si për gjithë të tjerët këshilla kryesore është higjiena. Është shumë e rëndësishme larja e duarve me sapun për 20 sekonda. Shmangni prekjen e syve, gojës apo hundës dhe gjithashtu njerëzit.
Distancimi social është shumë i rëndësishëm për pakësimin e përhapjes. Hidratohuni dhe pushoni mjaftueshëm për të forcuar sistemin imunitar.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...

































