ShSKUK njofton për furnizimin me barna dhe material shpenzues në spitale
Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 27 January 2023
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njoftoi të premten se ka furnizuar klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), dhe spitalet e përgjithshme me shumicën e penjve kirurgjik, doreza sterile dhe jo sterile.
Po ashtu, bëhet e ditur se janë lëshuar porositë sipas urgjencave dhe në vazhdimësi po vazhdon lëshimi i porosive për furnizim me barna dhe material shpenzues për tremujorin e parë të vitit 2023, sipas kërkesave nga njësitë përbërëse.
Sa i përket furnizimit me barna në Klinikën e Onkologjisë, thuhet se gjatë ditëve të fundit gjendja është përmirësuar dukshëm.
“Sipas raportit zyrtar nga Klinika e Onkologjisë, vetëm nga data 12-23 janar 2023, kjo klinikë është furnizuar me citostatikë në vlerë mbi 1.2 milion euro. Disa nga mungesat janë evidente, në disa raste për arsye të procedurave të prokurimit, por ka edhe raste kur fare nuk paraqiten ofertues”, thuhet në komunikatën për media
ShSKUK tutje tha se është ballafaquar edhe me shumë lëndë që janë duke pritur për shqyrtim në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik, e që ka shkaktuar vështirësi në furnizim.
“Kjo na ka detyruar që të procedojmë me procedura për furnizim urgjent. Për informim të publikut dhe për hir të së vërtetës, po i publikojmë raportet zyrtare nga Barnatorja Qendrore ndër vite, ku paraqitet në përqindje furnizimit me barna dhe material shpenzues nga Lista Esenciale për QKUK dhe Spitale Rajonale, në bazë të kërkesave të njësive”.
Të tjera
-
Arratisja e Sekiraqës, Hodaj: Do të verifikojmë nëse policia ka pasur informacione për ikjen e tij nga Kosova
I akuzuari për shtytje në vrasje të policit Triumf Riza më 2007, Enver Sekira...
-
Borrell: Besueshmëria e BE-së në rrezik, shkak mospërfillja e GJND-së nga Izraeli
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se blloku evropian ...
-
Si ndodhi plagosja e qytetarit në Zonën Ushtarake të FSK-së?
Hyrja është e ndaluar. Kjo pasi në këtë zonë të fshatit Babaj i Bokës në G...
-
Reagon avokati i Radoiçiqit: S’ka pasur negocim me KFOR-in, janë gënjeshtra të ndyta për ta njollosur
Raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave, përkatësisht një pjesë të saj e ci...
-
Hedhen vaksina nga ajri për të parandaluar tërbimin e kafshëve të egra, Ministri Peci jep detaje
Faton Peci, ministër i Bujqësisë, ka shkruar në Facebook, të dielën për hedhj...
-
Gjatë javës pritet të arrihet koalicioni qeverisës në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut po vazhdojnë negociatat për krijimin e Qeverisë së re....
-
E pazakontë, tufa e ujqërve zbret në Dragash
Të shtunën një kope me ujqër është parë në fshatin Pllajnik të Dragashit. ...
-
Haziri: Qeveria Kurti bllokoi 1 miliardë e 200 milionë euro për infrastrukturë
I dyti i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se janë hiç më pak se 1 miliardë e 200 mi...
-
Partitë politike flasin për zgjedhje të parakohshme, por ende nuk dihet nëse do të mbahen ato
E enjtja pritet të jetë vendimtare se a do të shkojë vendi në zgjedhje të par...
-
Vetura e Ibrahim Rugovës mund të shihet përsëri në rrugë
Kjo veturë me të cilën dikur lëvizte ish-presidenti Ibrahim Rugova, mund të f...
-
Osmani në 25 vjetorin e Masakrës së Tusuzit: Vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka përkujtuar viktmat e Masakrës Tusuz ...
-
Mbahet kuvendi zgjedhor në nëndegën e PDK-së në Finlandë
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se...