Shqiptaro-turqit e shohin Erdoganin si favorit edhe për një mandat
Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 13 May 2023
20 vjet në pushtet, dhjetë të fundit në krye të Turqisë si president. Recep Tayyip Erdogan po synon edhe një mandat tjetër pesëvjeçar si udhëheqës i Republikës së Turqisë, gjë e cila do të përcaktohet në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 14 majit.
Përkundër disa partive të bashkuara në një bllok opozitar, vështirë që do ta rrëzojnë liderin më të pushtetshëm të Turqisë, kështu të paktën sipas njohësve të raporteve shqiptaro-turke.
Kjo për faktin se opozita nuk është koalicion i natyrshëm.
Se ky proces zgjedhor në Turqi është i rëndësishëm, jo vetëm për këtë shtet, por edhe për regjionin, e thotë për Klan Kosova edhe kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Mahir Yagcilar.
Bile për të, Erdogani është një person i cili ka aftësi t’i përqafojë masat dhe t’i afrojë njerëzit.
Dita e diel elektorale në Turqi ka zgjuar kureshtje dhe interesim edhe te shqiptarët kudo. Kjo, për Abdullah Klinakun, njohës i raporteve shqiptaro-turke, po ndodh për shkak të ndihmës së vazhdueshme që ka bërë ky shtet ndaj Kosovës.
14 maji për njohësin e zhvillimeve në Turqi Mustafë Bajrami do të jetë një rilindje, bazuar në projektet madhore që ka bërë Turqia me qeverisjen e Erdoganit.
Sipas shifrave zyrtare, në zgjedhjet e 14 majit kanë të drejtë të votojnë më shumë se 64.1 milionë njerëz. Midis tyre, më shumë se 3.4 milionë jetojnë jashtë vendit, votim ky që ka filluar më 27 prill.
Në zgjedhjet e vitit 2018, pjesëmarrja në zgjedhje në Turqi ishte mbi 86%, ndërsa jashtë saj ishte rreth 50%.
Të tjera
-
Policia në Gjilan për një javë shqipton mbi 1000 gjoba trafiku
Njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacione policore në Gjilan gjatë një j...
-
Kryeministri holandez fiton garën për t’u bërë kreu i ardhshëm i NATO-s
Kryeministri holandez në largim, Mark Rutte, ka fituar garën për t’u bërë kre...
-
Kujtohet vizita e presidentit Clinton tek refugjatët kosovarë në Stankovec
Qendra Presidenciale Clinton, i ka publikuar disa fotografit të presidentit e...
-
Deputeti i VV-së: Lajçak duhet ta qartësoj nëse ka një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve
Bashkimi Evropian ka bërë me dije se një takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçi...
-
Sot mban mbledhje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e radhës. Mbledhja nis ...
-
Osmani: Mbi gjysma e popullsisë sonë u bënë refugjatë si rezultat i veprimeve gjenocidale të Millosheviqit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të refugjatëve ka kujt...
-
E kujt është përgjegjësia për hapjen e urës së Ibrit?
Simbol i ndarjes dhe vend i tensioneve janë vetëm dy nga mënyrat se si është ...
-
Sistemi i prishur i ujit në Gaza, po i gjymton fëmijët
Tetë muaj luftë e kanë bërë 9-vjeçarin Yunis Jumaa në lëkurë dhe kockë. I ...
-
SHBA, numri i faqeve me lajme të rreme në internet, më shumë se faqet e mediave legjitime
Numri i faqeve me përmbajtje të rreme në internet, të kamufluara si faqe lajm...
-
Shtetet e Bashkuara: Jemi të zhgënjyer nga kritikat e Izraelit për dërgesat e armëve
Shtëpia e Bardhë shprehu pakënaqësinë të enjten me kritikat e bëra rishtazi n...
-
Biblioteka Kombëtare krijon qasje infrastrukturore për personat me aftësi të kufizuara
Organizata e personave me aftësi të kufizuara “Handikos” sot do të bëjë përur...
-
25 vjet që nga kryerja me sukses e misionit informativ të Radio “Kosova e Lirë” gjatë luftës së UÇK-së
U bënë 25 vjet ë kur Radio “Kosova e Lirë” ka kryer me sukses dhënien e infor...