Lajme

Shqipëria dhe Kosova, vendet që duan më së shumti anëtarësimin në BE

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 12 September 2022

Shqipëria dhe Kosova janë vendet me dëshirën më të lartë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Kosova sipas këtij hulumtimi të bërë, ka shprehur prirje për t’u anëtarësuar në BE, 93 për qind, derisa Shqipëria prin me 97 për qind, në këtë listë.

Ndërsa, Ukraina edhe pse është në një vend lufte, në një hulumtim të bërë gjatë vitit 2022, 91 për qind e popullsisë ka shprehur aspiratë për t’u anëtarësuar në BE.

-Advertisement-

Derisa shohim vendet e rajonit Perëndimor, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina me 76 për qind.

Ndërkohë, në shtetin fqinj, Serbi, sipas këtij hulumtimi të bërë, vetëm 34 për qind e popullsisë kanë shprehur vullnet për t’u anëtarësuar në BE.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera