Shkencëtari i vaksinës së COVID: Jeta mund të kthehet në normalitet dimrin e ardhshëm
Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 16 November 2020
Uğur Şahin, një nga themeluesit e kompanisë gjermane të bioteknologjisë BioNTech, e cila njoftoi prodhimin e vaksinës kundër COVID-19 dhe u raportua të jetë 90% e suksesshme tha se jeta mund të kthehet në normalitet që nga dimri i ardhshëm.
Shkencëtari turko-gjerman deklaroi në “Andrew Marr Show” në BBC se ai është i sigurt që me një vaksinë me ndikim kaq të lartë, transmetimi midis njerëzve do të ulet me 50% dhe ndoshta jo me 90% dhe se edhe kjo do të zvogëlojë ndjeshëm përhapjen e pandemisë.
Ai theksoi se nëse gjithçka shkon mirë, vaksina do të fillojë të shpërndahet në fund të këtij dimri ose në fillim të vitit të ardhshëm, duke shtuar se qëllimi i tyre është të shpërndajnë të paktën 300 milionë doza në gjithë botën deri në prill.
Sipas tij, jeta normale mund të kthehet dimrin e ardhshëm, por shtoi se është e rëndësishme i gjithë programi i vaksinimit të përfundojë para vjeshtës së ardhshme.
Duke theksuar se muajt e verës gjithashtu do të ndihmojnë në luftimin e virusit me uljen e niveleve të infeksionit, Şahin tha se është e nevojshme që të arrihet një nivel i lartë i vaksinimit në vjeshtën e vitit të ardhshëm.
Ai deklaroi se efektet anësore të vaksinës ishin dhimbja që zgjati për disa ditë në vendin e shpimit dhe një ethe e lehtë që ka zgjatur për disa ditë te disa subjekte, duke shtuar se nuk kanë hasur në ndonjë efekt anësor serioz sa të ndalonte punimet.
Ndryshe, vaksina potenciale e zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe firmës bioteknologjike gjermane BioNTech, ku shkencëtari turk Prof. Dr. Uğur Şahin është partner themelues, u raportua të jetë më shumë se 90 për qind e efektshme kundër virusit.
Vaksina me emrin BNT162b1 u raportua të jetë testuar te 43.538 persona në gjashtë shtete dhe deri më tani nuk ka prodhuar shqetësime serioze të sigurisë.
Teksa vendet në gjithë botën garojnë për të nënshkruar kontrata për miliona doza vaksinash, BioNTech njoftoi më parë planet për të prodhuar 100 milionë vaksina globalisht deri në fund të vitit 2020 dhe rreth 1,3 miliardë doza të tjera deri në fund të 2021.
Pfizer dhe BioNTech tashmë kanë nënshkruar marrëveshje paraprake me SHBA-në, BE-në, Britaninë, Kanadanë dhe Japoninë për furnizimin e vaksinës.
Kompanitë kanë nënshkruar një kontratë prej 1,95 miliardë dollarësh për t’i siguruar qeverisë amerikane 100 milionë doza duke filluar nga ky vit.
Komisioni i BE-së njoftoi dje se së shpejti do të nënshkruajnë kontrata me këto kompani për të marrë deri në 300 milionë doza të vaksinës.
Të tjera
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...