Lajme

Shifra interesante: Në Kosovë meshkujt përdorin më shumë internetin se sa femrat

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 21 October 2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e anketës për përdorimin e teknologjisë në Kosovë.

Sipas Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit në vend në vitin 2022, 97.9% e familjeve kanë pasur qasje në internet nga çdo pajisje teknologjike.

E ajo çfarë është interesante nga të gjeturat e kësaj ankete, thuhet se në vitin 2022 internetin më shumë e kanë përdorur meshkujt se sa femrat.

-Advertisement-

“Po ashtu, nga të dhënat, rezulton se përdorimi i Internetit nga meshkujt dominon me 55.2%, krahasuar me femrat me 43.6%. Ndërsa, grup-mosha që ka pasur qasje në Internet me përqindje më të lartë është grup-mosha 35-44 vjeçare me 21.8%;’, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ndërkaq, përdorimi i Internetit për të blerë ose porositur mallra dhe shërbime përmes Internetit në tre muaj para intervistës ishte 51%.

Ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e teknologjisë informative dhe komunikimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës nga ekonomitë familjare dhe individë të kategorisë 16-74 vjeç./Gazeta Infokus/

RAPORTI I PLOTË

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera