Lajme

Shi, breshër, bubullimë dhe vetëtimë – parashikimi për sot e nesër

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 01 July 2022

Korriku në Kosovë dhe rajon do të fillojë ashtu siç i ka hije, me rreze të shumta diellore dhe temperatura të larta.

Pra, gjatë ditës së sotme na pret mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Zagushia pritet të jetë e fortë për shkak tê lagështisë së ajrit. Pasdite priten disa zhvillime të vranësirave që do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Reshjet do të ndodhin vetëm në zona të izoluara, më të koncentruara në disa vise kodrinore-malore.

Të shtunën na pret mot me temperatura mjaft të larta deri në 36 ose 37°C, por pasdite priten instabilitete lokale atmosferike dhe kushte për shtrëngata lokale me bubullimë dhe breshër.

-Advertisement-

Të dielën pak më ”butë”. Pritet mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.

Nga e hëna do të vazhdojë shumë i nxehtë, por jo krejtësisht stabil./MeteoBallkan

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera