SHGSK-ja shpërndau kartelat e reja dhe publikoi listën e gazetarëve që udhëtojnë në Baku

Autori: Gazeta inFokus
15:11 | 23 August 2018
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës të enjten ka mbajtur konferencë për media me ç’rast ka njoftuar gazetarët sportivë dhe opinionin rreth projekteve të fundit të Shoqatës, ndërsa bëri edhe shpërndarjen e kartelave të reja për anëtarët e saj për edicionin 2018/19, shkruan GazetaFokus.
Anëtarja e Bordit, Genta Cana deklaroi që numri i anëtarëve të Shoqatës çdo vit po rritet.
“Herën e kaluar kishim printuar 90 kartela për anëtarët tanë, ndërsa këtë vit numri është rritur në 114. Ky është një tregues që gazetaria sportive është duke shënuar rritje në Kosovë, rrjedhimisht edhe përkrahja për SHGSK-në”.
Ndërsa sekretari, Arlind Sadiku foli për benefecionet e kartelës dhe për aktivitetet tjera të SHGSK-së.
“Ne kemi pasur takim me Federatën e Futbollit të Kosovës, përkatësisht me presidentin e ri, Agim Ademi dhe do ta fuqizojmë rolin e kartelës së SHGSK-së në futboll dhe në përgjithësi në sportin vendor. Të gjitha klubeve do ti dërgohet lista e anëtarëve të Shoqatës, dhe me atë kartelë do të mund hyni në evente sportive për të kryer punën. Tjetri përfitim që sjellë kartela është lirimi nga pagesa për vizë në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë, që është 35 euro. Kjo kartelë konfirmon të qenit gazetar aktiv dhe anëtar valid i SHGSK-së”.
Sadiku në konferencë njoftoi gazetarët edhe për projektin tjetër me FFK-në në lidhje me dërgimin e 10 gazetarëve sportivë në Azerbajxhan për ndeshjen e parë të Kosovës në Nations League.
“Në Baku do të udhëtojnë së bashku me ekipin e Kosovës, 7 gazetarë sportivë sepse fatkeqësisht numri nuk është përmbushur. Udhëtimi do të bëhet me 6 shtator në mëngjes ndërsa kthimi me 7 shtator menjëherë pas ndeshje. Ekipi i gazetarëve përbëhet nga:
Milaim Krasniqi – RTK Radio
Lorik Jashanica – Gazeta Blic
Leonard Hajdaraj – T7
Jon Ajeti – Klan Kosova
Blerim Uka – Indeks Online
Ardian Jasiqi – Gazeta Express
Alban Bellopoja – Klan Kosova
Përkushtimi ynë si Bord i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës do të vazhdoj në tentim për të lehtësuar përcjelljen e aktiviteteve sportive brenda dhe jashtë vendit” deklaroi Sadiku.
Në fund u folë edhe për shpërblimet që dhuron Asociacioni i Gazetarëve Sportivë të Botës (AIPS) për çmimin e gazetarëve më të mirë të vitit. U tha se afati i fundit për aplikim të gazetarëve nga Kosova është 17 shtator 2018 dhe se interesimi për të qenë kandidat veç ka filluar. Për çdo paqartësi dhe ndihmë në lidhje me këtë temë gazetarët të drejtohen në email adresën, [email protected].

Të tjera
-
Vdes turisti sllovak në Fushë-Krujë të Shqipërisë, u aksidentua me një veturë
Policia e Shtetit ka njoftuar se një shtetas sllovak me inicialet Z.S. ka vde...
-
Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor En...
-
Deliu: Kurti është ndërtuar si anti-UÇK, anti-shtet, dhe si anti-Kosovë
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, deklaron se kryeministri në detyrë Albin Ku...
-
Trump njofton se arriti marrëveshje tregtare me Vietnamin
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se ShBA-ja do të vendos tari...
-
Çitaku: Albin Kurti po i shërben me vetëdije Prokurorisë së Hagës duke sulmuar Thaçin e Veselin
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpë...
-
Gjini: Kurti ka zënë peng Kuvendin e Qeverinë
Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, kandidimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja...
-
“Turp – Albin Kurti nuk po dallon prej Jack Smith – është në mbështetje të Speciales”, Behrami i ashpër pasi Kurti përmendi Thaçin e Veselin
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, deklaroi në Pressing në T7 se kryeministri ...
-
Nesër temperaturat deri në 35 gradë Celsius
Të enjten pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht mbi...
-
Gruda: PDK-ja ka bërë kompromis, mbështet kandidat të pushtetit që s’ka qenë ministër në Qeverinë Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në “Click” të RTV2...
-
Kurti: Unë kam qef me hapë e me mbyllë derën, i kemi votat për ta bërë qeverinë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se i ka votat për të bërë qeveri...
-
Qe 5 vjet janë në burg, Kurti i sulmon Hashim Thaçin e Kadri Veselin: PDK i ka dy kryetarë në Hagë, atje shkojnë për konsultim
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në Tëvë 1 se nuk bëjn...
-
Mundësia për koalicion me PDK-në, Kurti: Nuk është reformuar, PDK i ka 5 kryetarë, prandaj Hoxhaj e Lladrovci folën ashtu
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një intervistë në Tëvë1, ka folur për...