Rajoni dhe Bota

Shërbime “Cloud” për kompanitë në zhvillim

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 30 November 2020

Një raport industrial në Kinë bëri të ditur se tregu i shërbimeve “cloud” për kompanitë kineze pati rritje të lehtë në gjysmën e parë të vitit, si pasojë e ndikimit të Covid, shkruan “Xinhua”.

Në përgjithësi, të dhënat e kompanisë së analizimit të tregut global, “International Data Corporation” (IDC) treguan se vëllimi i biznesit të shërbimeve “cloud” për kompanitë kineze qëndronte në 7.19 miliardë juanë, (rreth 1.09 miliardë dollarë) në gjysmën e parë, 12.3% më shumë se një vit më parë.

Sipas raportit, nevoja për të lëvizur bizneset në internet ka nxitur kompanitë të kërkojnë shërbime “cloud” profesionale, duke çuar në rritjen e kompanive për të zhvilluar tregtinë e tyre në internet falë “cloud computing”, “big data” dhe teknologjive si inteligjenca artificiale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera