Lajme

Shembet tavani i një dhome hoteli në Turqi, 32 të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 16:17 | 08 January 2023

32 persona janë lënduar pasi një tavan u shemb në një dhomë hoteli në qytetin Sarikamis. Ngjarja ndodhi në provincën verilindore të Karshit të Turqisë.

Mediat turke raportojnë se aksidenti ka ndodhur gjatë kohës kur po shihej një dokumentar kushtuar betejës së vitit 1914 mes ushtrive osmane dhe asaj ruse.

Anadolu shkruan se 23 persona kanë lënë spitalin, ndërkohë pjesa tjetër ndodhet e shtruar. Policia po vijon zbardhjen e shkaqeve të këtij incidenti të rëndë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera