Lajme

Shefi i EULEX-it për Banjskën: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë!

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 24 September 2026

Në trevjetorin e vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit, atë e ka përkujtuar edhe EULEX-i.

Përmes një postimi, Shefi i Misionit EULEX, Antero Lopes, tha se përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë.

Pas ceremonisë së sotme zyrtare përkujtimore në fshatin Samadrexhë, Lopes, tha: “Ishte një nder i veçantë për mua ta nderoj kujtimin e tij dhe sakrificën e tij sublime në mbrojtje të sundimit të ligjit”.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy