Fun & Video

SHBA/ Rikthehet në punë policin që vrau 25 vjeçaren e paarmatosur në Missouri

Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 15 October 2020

Në fillim të vitit 25-vjeçarja e quajtur Hannah Fizer u qëllua për vdekje me 13 qershor në makinën e saj nga një polic i zyrës së sherifit të Pettis, kur u ndalua prej tij në Missouri, SHBA.

Polici është rikthyer kohët e fundit në punë pasi u vendos se vajza u qëllua për vdekje kur ishte zgjatur për të marrë celularin e saj pasi donte të regjistronte dialogun.

Oficeri që kreu vrasjen brutale nuk është emëruar nga departamenti dhe pretendon se Fizer kishte një armë apo se kishte kërcënuar ta qëllonte, por asnjë armë nuk ishte gjetur pas kontrollit të automjetit.

-Advertisement-

Në dhënien e vendimit prokurori Sephen P. Sokoloff vendosi se “vrasja edhe pse ishte e evitueshme, është e justuifikueshme sipas ligjit kriminal të Missouri,” sepse oficeri besonte se ajo kishte armë prandaj përdori forcën që ai besonte të nevojshme.

Por për shumë oficeri amerikan vrau një grua të pambrojtur për asnjë arsye të logjikshme, e megjithatë ai nuk ka shkelur asnjkë ligj apo politikë.

Kjo është dhe arsyeja që njerëzit në të gjithë vendin protestojnë dhe thyejnë simbolet shtetërore prej muajsh, shkruan TheMindUnleashed.com

E vetmja provë që viktima të ketë pasur armë është dëshmia e oficerit, dhe kjo do të thotë që ai ka gënjyer gjithë kohës.

Miqtë e familjarët e Hannah Fizer thonë se ajo ishte duke shkuar në punë dhe se ishte një person miqësor që nuk mbante kurrë armë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera