SHBA, paralajmërim mbi përpjekjet e vendeve të huaja për të ndikuar votuesit amerikanë

Autori: Gazeta inFokus
10:35 | 04 October 2022
Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia po punon për të përforcuar dyshimet në lidhje me integritetin e zgjedhjeve amerikane, ndërsa Kina është e interesuar të ndikojë në perspektivat e politikave në favor të Pekinit.
Ky shqetësim përputhet me një raport jo sekret të shërbimeve amerikane të zbulimit të siguruar nga agjencia e lajmeve Associated Press që thotë se Kina ndoshta po kërkon të ndikojë në gara të caktuara zgjedhore për të “penguar kandidatët që perceptohen si kundërshtarë të Pekinit”.
Raporti thotë se Pekini sheh një rrezik më të ulët nga ndërhyrja në zgjedhjet për Kongresin, që nuk përkojnë me ato presidenciale, se sa në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Vendet e huaja prej kohësh janë përpjekur të ndryshojnë opinionin publik në Amerikë, ndoshta në mënyrë më të qartë kjo është demonstruar gjatë një ndërhyrje të fshehtë ruse përmes fushatave në mediat sociale për të shkaktuara përçarje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka qenë një një nivel të lartë alarami që nga ajo kohë, duke paralajmëruar vazhdimisht rreth përpjekjeve nga Rusia, Kina dhe Irani për ndërhyrje në politikën amerikane dhe për të ndikuar mendimet e votuesve.
“Mjedisi aktual është shumë kompleks, ndoshta më kompleks sesa në vitin 2020”, tha të hënën për gazetarët Jen Easterly, drejtore e Departamentit të Sigurisë Kombëtare për sigurinë kibernetike.
Rusia po intensifikon përpjekjet për të ushtruar ndikimin e saj në temat përçarëse në internet, përfshirë përhapjen e dyshimeve rreth integritetit të zgjedhjeve amerikane, por pa krijuar përmbajtje të vetë, tha të hënën për gazetarët një zyrtar i lartë i FBI-së, i cili foli në kushte anonimiteti.
Sipas tij, në përgjithësi, përpjekjet e Kinës janë të përqëndruara më shumë në formimin e perspektivave mbi politikat, përfshirë ato në nivel shtetëror dhe lokal, në vend të shpenzimit të energjisë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Raporti i botuar të hënën vjenë disa javë pasi Departamenti i Sigurisë Kombëtare shpërndau një raport që e përshkruante qasjen e Kinës ndaj zgjedhjeve të këtij viti për Kongresin si të ndryshëm nga ai i vitit 2020, kur agjencitë amerikane të zbulimit vlerësuan se Kina kishte shqyrtuar mundësinë e përdorimit të mjeteve të saj për të ndikuar zgjedhjet presidenciale por në fund nuk e kishte bërë këtë.
Zyrtarët kinezë dhe rusë dhe mediat shtetërore në Kinë e Rusi gjithmonë i kanë mohuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane, duke thënë se Amerika është ajo që po ndikon mbi vendet e tjera.
Zyrtarët amerikanë thonë se nuk kanë identifikuar ndonjë kërcënim të besueshëm ndaj infrastrukturës zgjedhore, por paralajmërimi i agjencive të zbulimit vjen në kulmin e fushatës së zgjedhjeve të nëntorit për Kongresin, ku një numër në rritje i kandidatëve dhe votuesve po shprehin hapur mungesën e besimit në proceset demokratike të vendit.

Të tjera
-
Maqedonci takon gjeneralin Iannucci, fokusi në bashkëpunimin në mbrojtje
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi sot një takim me Kom...
-
Dogana sekuestron sasi të konsiderueshme të telefonave të kontrabanduar, me vlerë mbi 64 mijë euro
Dogana e Kosovës ka ndërmarrë një kontroll të detajuar në një subjekt afaris...
-
‘‘Përhapet propaganda serbe’’, ‘‘fuqizon nacionalizmin serb’’, ish- ambasadori Bosch ndan kritikat ndaj Speciales
Robert Bosch, ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, është pajtuar me deklarime...
-
Kremlini mirëpret pezullimin e disa dërgesave të armëve nga SHBA për Ukrainën: Më pak armë, më pranë fundit
Kremlini ka mirëpritur vendimin e Uashingtonit për të pezulluar disa dërgesa ...
-
Sulmi ndaj ish-bashkëshortes, Fero akuzohet për tri vepra penale
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj reperit Feronit Shaba...
-
Kurti pret në takim ambasadorin e Turqisë, diskutojnë zhvillimet e fundit në vend
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me mini...
-
Rasti i mashtrimit të disa grave, policia fton qytetaret e dëmtuara të paraqiten për intervistim
Ditë më parë Policia e Kosovës, kishte njoftuar për arrestimin e tre personav...
-
Xhandarmëria franceze, një autoblinde të fuqishme ia vë emrin “Kosovë”
Dy javë para paradës ushtarake të Ushtrisë Franceze (14 korrik), të martën më...
-
Numër rekord biznesesh të reja në Zvicër
Në semestrin e parë, 27,811 biznese të reja u regjistruan në nivel zviceran: ...
-
Haradinaj: Kërkojmë të kthehet votimi i hapur dhe të votojmë, “për” nëse ka kandidat konsensual
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani ka t...
-
OEK njofton se zyra për përpilimin e padive ndaj ZRRE po funksionon, fton bizneset e ‘‘dëmtuara’’ të paraqiten aty
Oda Ekonomike e Kosovës, ka njoftuar se zyra për përpilimin e padive ndaj Zyr...
-
Nis takimi Osmani-Haradinaj
Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryetarit të AAK-së, Ramush ...