Lajme

Abdixhiku: Për bindjen tonë është përmbysur rëndi kushtetues, do t’i drejtohemi Gjykatës

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 02 July 2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani ka theksuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka më vend për kompromise, por vetëm për zbatim të vendimit.

“Kompro­misi pas aktvendimit të Kushtetueses është i pakuptimtë. Tani duhet të zbatojmë aktgjykimin – përndryshe do të ketë shkelje të rënda ligjore,” tha Abdixhiku.

Ai kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar për mosrespektim të vendimit të Kushtetueses dhe për përmbysje të rendit kushtetues.

-Advertisement-

“Sipas bindjes sonë, ka ndodhur një përmbysje e rendit kushtetues sepse partia e parë ka refuzuar ta zbatojë aktgjykimin. Për këtë arsye, LDK do t’i drejtohet sërish Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar sqarim,” u shpreh ai.

Abdixhiku shtoi se nuk mund të quhet kompromis kur insistohet në të njëjtin propozim që e ka shkaktuar krizën, duke theksuar se qëndrimet e VV-së nuk kanë ndryshuar dhe se situata kërkon respektim të Kushtetutës, jo marrëveshje politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera