Protesta për çmimin e grurit ndalohet në Veternik, bujqit: Më shtrenjtë blihet gruri i importuar nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus
15:23 | 02 July 2025
Çmimi prej 17 centë kg i grurit ka bërë që disa bujq të protestojnë sot në Prishtinë.
Por, protesta paqësore e destinuar për në Ministri të Bujqësisë u ndalua në Veternik, pasi policia nuk ishte e informuar për të.
Bujqit shprehen pakënaqësitë e tyre me vlerësimin e grurit në treg, duke thënë se kostoja e kultivimit ka qenë e lartë.
Madje, sipas tyre, më shtrenjtë po shitet kashta e grurit, sesa vet gruri.
Ilir Gashi, bujk nga Lipjani, deklaroi për IndeksOnlinen se protesta paqësore nuk u realizua ashtu siç planifikohej, teksa kërkesat e vetme të bujqve protestues ishin që të apelojnë për çmimin e grurit.
“Çmimi i grurit është bërë 18 centë, në disa vende 17. Sindikata e Bujqësisë e ka lënë çmimin me 17 centë. Ne nuk kemi leverdi. Unë punoj që 20 vjet tokën, por me këto çmime që janë rritë, e gruri ka rënë, nuk kemi leverdi. Vitin e kaluar është paguar me 21 centë, plus kanë qenë shtesat e Ministrisë, që e ka vlerësu 4 centë për kilogram. Tashti, e kanë zbritur në 17-18 centë, e shpenzimet janë bërë edhe një herë më të mëdha”, deklaron Gashi.
Në anën tjetër, Bunjamin Jashanica, ka bërë kërkesë tek organet shtetërore të rregullojnë çmimin, duke thënë se gruri i importuar nga Serbia po vlerësohet më shumë sesa ai i prodhuar në Kosovë, shkruan IndeksOnline.
“Kemi dalur të protestojmë kundër çmimit 17 centë sepse është plotësisht i paarsyeshëm dhe plotësisht i padrejtë. Gruri që importohet prej Serbisë e deri këtu e arrin vlerën në 24 centë për kilogram. Pse gruri vendor të mos ketë çmim të paktën 20 centë? Kostoja, nga fillimi e deri në përfundim, e mbjelljes dhe të gjithave, ka qenë 800 deri në 900 euro”, deklaroi për IndeksOnline Jashanica.
Sipas tij, bujqit duhet të kenë një çmim bazë, për të kultivuar grurin, e jo të përcaktohet nga individë jokompetentë.
“Kërkesa është të marrin masa, nga Ministria e Bujqësisë e deri te kryeministri. Ne e mbajmë mirë në mend kur kanë dalur dhe u kanë bërë pengesë mallrave të Serbisë, përse të mos ketë një pengesë edhe për grurë?” u shpreh Jashanica.
Protesta paqësore u shpërnda nga policia. Por, bujqit thanë se sërish do të mblidhen për të protestuar, radhës tjetër përpara objektit të Ministrisë.

Të tjera
-
Raportohet se një 21-vjeçare nga Kosova ka vde*kur në një aksident në Gjermani
Një 21-vjeçare me prejardhje nga Kosova raportohet se ka vdekur si pasojë e p...
-
E konfirmon Hysen Durmishi: Artan Abrashi, kandidat për Prizrenin
Artan Abrashi pritet të jetë kandidati zyrtar për kryetar komune në Prizren n...
-
PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër një konferencë për media. K...
-
Emisarë të Perëndimit zbarkojnë në Kosovë, kërkohet urgjentisht formimi i institucioneve
Më shumë se pesë muaj kanë kaluar që nga mbajtja e zgjedhjeve të 9 shkurt...
-
LDK-ja nesër dorëzon në Prokurori Speciale vendimin e sotëm të Supremes
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka njoftuar se nesër (e mërkurë) do të dor...
-
Onkologjia me mungesë barnash, pacientët me kancer po duhet t’i blejnë vetë ato
Pacientët me kancer po detyrohen ta sigurojnë vetë terapinë, pasi në Klinikën...
-
Haziri i përgjigjet Memli Krasniqit: Jo 19, por 20 vota t’i japim por është e pamjaftueshme
“Jo 19 por 20 vota ia japim, por duhet të jemi realistë”. Kështu i është përg...
-
“Po na sjellin shuplaka mandej”, Haziri: Kur po bëjmë kompromise, po ndëshkohemi
Ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas nënkryetarit Lutfi Haziri, ka në v...
-
Ambasada britanike: Karen Pierce diskutoi në Kosovë për formimin urgjent të qeverisë
Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Dame Karen Pierce, e dërguara speciale e Mbre...
-
Rrëfimi ekskluziv i të mbijetuarës së dhu*nës sek*suale, ishte 11 vjeç kur u dhu*nua
Në rrëfimin e dytë në kuadër të serive të “Heshtja që vret, klithma e vërtetë...
-
Trump arrin marrëveshje me NATO-n për të armatosur Ukrainën, paralajmëron Rusinë për sanksione
Presidenti amerikan deklaroi se do t’i furnizojë Kievit miliarda dollarë paji...
-
Cakolli: Në çfarë cilësie paguhen, tash e tre muaj, 36 “përfaqësuesit” tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend?
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë edhe një reagim lidh...