Specialja merr vendim: Shtyen konferencën për Thaçin dhe të tjerët me 19 gusht

Autori: Gazeta inFokus
15:16 | 02 July 2025
Trupi Gjykues në rastin e madh të Speciales, “Thaçi dhe të tjerët”, në krye me Charles Smith III e ka pranuar kërkesën e ekipeve mbrojtëse të katërshes për ta shtyrë konferencën përgatitore për Mbrojtjen nga 21 korriku në javën e tretë të gushtit 2025.
Rrjedhimisht, Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi dhe ekipet e tyre mbrojtëse do të bëjnë të ditur përfundimisht numrin e dëshmitarëve dhe listën e provave që synojnë të përdorin gjatë paraqitjes së rastit të tyre, të martën më 19 gusht nga ora 10 e mëngjesit.
Gjykata nuk e ka pranuar edhe pjesën tjetër të kërkesave të Mbrojtjes për të shtyrë edhe afatet e zbulimit të dëshmitarëve dhe provave që pritet të merren nga burime ndërkombëtare, të klasifikuara.
Përkundrazi, përgjigjen pozitive e ka ruajtur për Prokurorinë e cila kishte propozuar që lista me dëshmitarë dhe prova të dorëzohet deri më 21 korrik 2025.
Një ditë më vonë, më 22 korrik pritet të mbahet edhe një konferencë e radhës për ecurinë e çështjes gjatë të cilës mund të bëhet e ditur nëse Gjykata e pranon apo rrëzon, qoftë edhe pjesërisht kërkesën përfundimtare të Mbrojtjes për të rrëzuar pika të caktuara të Aktakuzës.
Ekipet e kanë dorëzuar Mocionin e tyre të përbashkët më 12 qershor.

Të tjera
-
Incident në Kaçanik – Nënkoloneli Rexhep Sijarina ankohet në IPK për sjellje joetike të një zyrtari policor
Një incident është shënuar më 9 korrik në qytetin e Kaçanikut, ku të përfshir...
-
Basha s’iu bindet thirrjeve të diplomatëve që të mos sulmohen Gjykata e gjyqtarët – flet për luftë kundër liderit të tij
Pavarësisht thirrjeve të diplomatëve të Bashkimit Evropian, anëtarët e Vetëve...
-
Mërgimtarët po vijnë në Kosovë, kjo është gjendja në pikat kufitare me Kosovë
Tash e disa ditë mërgimtarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Po...
-
Vdekja tragjike e 25-vjeçarit tek Grandi, para aktit telefonoi djalin e hallës
Autoritetet e sigurisë në Prishtinë, janë duke hetuar vdekjen tragjike të 25-...
-
Britania heq kufizimet për linjat ajrore pakistaneze pas pesë vitesh ndalim
Britania ka hequr ndalimin pesëvjeçar për linjat ajrore pakistaneze, duke u l...
-
Deklarata e Trump dhe konfirmimi i Osmanit se Serbia ka kërcënuar, gjermanët thonë se s’janë në dijeni
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha se nuk ka informacione për ndonjë përshka...
-
Gashi (PDK): Qeveria në detyrë po rrezikon organizimin e zgjedhjeve lokale
Ilir Gashi, anëtari i PDK-së në KQZ, ka thënë se Qeveria në detyrë nuk ka dhë...
-
OSBE i reagon Qeverisë: Respektimi i vendimeve të Gjykatave është thelbësor për ruajtjen e ndarjes së pushteteve
Misioni i OSBE-së përmes një reagimi në faqen zyrtare kanë thënë se e nënvizo...
-
Rohde i reagon Qeverisë: Sulme të papranueshme – Gjëja e fundit që i nevojitet këtij vendi në këtë situatë të vështirë politike
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e mbështet plotësi...
-
Abdixhiku pret deputetë të Bundestagut, LDK jep detaje nga takimi
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim deputetët e Bundestagu...
-
Reagon edhe Vetëvendosje: Gjykata Speciale po prodhon padrejtësi, jo drejtësi – është moment reflektimi
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Speciale ...
-
Sindikata i drejtohet Avokatit të Popullit për policët e ndaluar në rastin e Agon Zejnullahut
Sindikata e Policisë së Kosovës i është drejtuar Avokatit të Popullit, Naim Q...