SHBA mund të dërgojë tanke M1 Abrams në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 08:57 | 25 January 2023
Uashingtoni zyrtar pritet që të mërkurën të njoftojë se do të dërgojë dhjetëra tanke M1 Abrams në Ukrainë, si dhe Berlini ka vendosur të dërgojë tanke Leopard 2, thanë burimet për agjencinë e lajmeve Reuters.
Mbështetja për dërgesat e tankeve vjen pasi Ukraina shkarkoi disa zyrtarë të lartë si pjesë e një përpjekjeje për të luftuar korrupsionin në vend.
Edhe pse nuk ka konfirmim zyrtar nga Uashingtoni, zyrtarët në Kiev përshëndetën atë që ata e shohin si një “ndryshim të mundshëm të lojës”.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, të martën u bëri thirrje përsëri aleatëve perëndimorë që të jepnin tanket e tyre më moderne, duke thënë se “nevoja për to është shumë e madhe”.
Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara deri tani janë përmbajtur në ofrimin e armatimeve të rënda, dhe janë treguar të kujdesshme ndaj mbështetjes, duke e parë si diçka që mund t’i japë Kremlinit arsye për të zgjeruar konfliktin.
Rusia ka paralajmëruar se furnizimet me armë moderne sulmuese në Ukrainë do të përshkallëzojnë luftën, me disa zyrtarë rusë që thonë se aleatët perëndimorë të Ukrainës po e çojnë botën në një “katastrofë globale”.
Dorëzimi i tankeve luftarake nga Shtetet e Bashkuara do të ishte një “një tjetër provokim flagrant”, tha të mërkurën Anatoly Antonov, ambasadori i SHBA-së i Rusisë.
“Është e qartë se Uashingtoni po përpiqet qëllimisht të na shkaktojë humbje strategjike,” tha Antonov në Telegram.”Tanket amerikane do të shkatërrohen nga ushtria jonë në të njëjtën mënyrë siç po shkatërrohen pajisjet tjera të NATO-s”, shtoi ai./rel
Të tjera
-
Krasniqi thotë se zgjedhjet janë të domosdoshme: PDK e ka të paalternativë integrimin evropian
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë sot se zgjedhjet e parakohshme jan...
-
Pagesat vazhdojnë edhe me euro, edhe me dinarë
Posta e Serbisë dhe Kursimorja e Postës e Serbisë, të cilat operojnë në veri ...
-
Policia e Kosovës trajnohet nga FBI në SHBA për Hetimet Penale
Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Depart...
-
Inspektorati i Prishtinës me aksione për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati i Prishtinës po vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publik...
-
Çfarë u diskutua sot në Strasburg në Ministerialin që do të duhej ta bënte Kosovën pjesë të KIE
Kosova sot humbi mundësinë që të bëhet anëtare e organizatës më të vjetër...
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare
Ministria e Mbrojtjes ka shpallë konkurs për pranim të kadetëve të rinj që do...
-
Deputeti gjerman e qorton Qeverinë e tij që s’e futi në agjendë Kosovën, paralajmëron diskutim në Vilnius
Deputeti gjerman i SPD-së, Frank Schwabe, i cili është edhe kryesues i gr...
-
Musliu-Shoshi: Falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas dështimit që kërkesa e Kosovës ...
-
Krasniqi: Kjo qeveri dështoi të finalizojë një punë pothuajse të kryer
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mos anëtarësimin e ...
-
Degradimi i Drinit të Bardhë, sekuestrohen një kamion dhe ekskavator
Pas një inspektimi të kryer nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësin...
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranim të kadetëve
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për vitin akademik 2024/2025 për pranim ...
-
Aksidẹnt në Raushiq të Pejës, katër persona dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në qytetin e fshatin Raushiq të q...