Lajme

Serbia sërish refuzoi t’i vendosë sanksione Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 24 January 2023

Edhe njëherë, Serbia ka refuzuar t’i vendosë sanksione Rusisë për luftën e paprovokuar në Ukrainë.

Kjo e bën Serbinë si të vetmin shtet kandidat për t’u anëtarësuar në BE, që nuk pranon të vendosë sanksione, raporton ewb, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Lajmin e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

-Advertisement-

Në njoftim thuhet se Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina kanë respektuar pesë vendimet e Këshillit të BE-së në lidhje me sanksionet kundër Rusisë.

“Ato vende do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimet e Këshillit dhe BE-së”, pohoi Borrell.

Kujtojmë se në listën e shteteve që i vendosën sanksione Rusisë për luftën në Ukrainë është edhe Kosova, që po ashtu aspiron të anëtarësohet në BE.

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka filluar në shkurt të vitit të kaluar, dhe po vazhdon ende me pothuajse të njëjtin ritëm që nga fillimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera