Serbia diskriminon Luginën, liderët preshevarë tregojnë çfarë u premtoi Escobari

Autori: Gazeta inFokus
23:21 | 25 October 2022
Shqiptarët në Luginë të Preshevës vazhdojnë të jenë të diskriminuar nga pushteti serb.
Liderët shqiptarë të kësaj ane, ditë më parë u pritën në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku kërkuan që çështja shqiptare e Luginës të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në transmetuesin publik tha se kanë marrë zotim nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar që ai do t’i sugjerojë kolegut të tij evropian Miroslav Lajçak një takim me përfaqësuesit shqiptarë të Luginës.
“Kemi marrë zotimin nga Escobar se do të bisedoj me Lajçakun dhe do t’i sugjeroj një takim me ne. Ne edhe ashtu i kemi bërë kërkesë për takim dhe presim që kësaj radhe të ketë përgjigje pozitive, pasi çështja e Luginës pashmangshëm duhet të jetë temë e bisedave”, ka theksuar Kamberi.
Ai ka thënë se gjatë takimit me Escobar e përsëritën qëndrimin e tyre se është e papranueshme që zyrtarët e BE-së të takohen me liderët serbë të veriut të Kosovës që janë në listën e zezë amerikane, ndërkohë që mohohet çfarëdo takimi me përfaqësuesit shqiptarë.
Kamberi tutje ka thënë se kërkesa e shqiptarëve të Luginës së Preshevës gjatë takimeve në Departamentit e Shtetit në Uashington ka qenë përfshirja e çështjes së Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë – Serbi.
“Nëse dëshirohet qetësi në Ballkanin Perëndimor dhe nëse dëshirohet normalizim i raporteve Kosovë-Serbi, veç çështjeve problematike mes dy shteteve, çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është një çështje që mund të prodhojë tensione dhe ne e shohim zgjidhjen duke respektuar parimin e reciprocitetit në të drejta, respektivisht duke ndërtuar standarde të njëjta të trajtimit të pakicave që do të vlenin në të dyja shtetet”, ka shtuar Kamberi.
Ai ka thënë se nuk do të ketë normalizim qenësor të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, nëse Serbia vazhdon me trajtimin e këtillë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me metoda të një diskriminimi perfid e i cili sipas tij po shkon deri në skajshmëri duke e zbrazur Luginën e Preshevës nga rinia shqiptare.
Ndërkaq, kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Ragmi Mustafi, e ka vlerësuar të jashtëzakonshme dhe historike vizitën në SHBA.
“Me këtë vizitë jo vetëm se mbushemi me optimizëm por sigurohemi se shqiptarët e Luginës kanë një mbështetje të jashtëzakonshme të Departamentit të Shtetit, Capitol Hillit, Senatit e Kongresit dhe të lobit shqiptar. Për neve është çështje jetike që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi”, ka theksuar Ragmi Mustafi në “RTK Prime”.
Ai ka thënë se gjatë vizitës në Uashington përfaqësuesve shqiptarë u është bërë e qartë se SHBA-të qëndrojnë pranë tyre dhe se zotimet janë se nuk do të lihet anash trajtimi i temës së shqiptarëve të Luginës.
“Duke pasur parasysh se edhe vet Escobar e njeh mirë situatën në rajon, jemi besimplotë se ato zotime që i diskutuam në Departamentin e Shtetit do të jenë qëllimi i drejtpërdrejt i diplomacisë amerikane”, ka nënvizuar Mustafi.
Ai tutje ka thënë se nuk ka asnjë arsye që ajo që u ofrohet serbëve në Kosovë, të mos u ofrohet shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Të tjera
-
Gjimshiti besimplotë se nga Serbia do t’i marrin nesër tri pikë
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, ka thënë se ekipi i Sylvino...
-
Ish- zëdhënësi i NATO’s Jamie Shea thotë se Rusia tashmë e ka humbur ushtarin e 1 miliontë në Ukrainë
Ish-zëdhënësi i NATO-s Jamie Shea ka deklaruar se Rusia ka regjistruar tashmë...
-
Uashingtoni e konfirmon se Ballkani është pjesë e strategjisë së tyre për dëbimin e migrantëve – s’japin detaje
Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategj...
-
Nait Hasani: Qeveria Kurti gëzohet për dënimin e Thaçit – ende ëndërrojnë kthimin e Serbisë në Kosovë
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Qeverisë ...
-
BE i ndan mbi 106 milionë euro për Gjykatën Speciale, 64.5 milionë për EULEX’in që ia zgjati mandatin
Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë vendim për t’ia zgjatur mandatin Misio...
-
Mrekulli: Fëmijët e gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar tri ditë më parë
Një ngjarje për mrekulli ka ndodhur në Bulqizë ku një 35-vjeçar ishte shpallu...
-
KFOR-i thotë se Brian Snook është komandanti i ri i Task Forcës së Aviacionit në Bondsteel
Komandanti i Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it, kolonel Peter Helzer, kryes...
-
Shtimi i të vdekurve: Qysh e di Haga si u vr*anë 103 veta në luftë?
Nuk i mjaftuan 103, por Kimberly West futi edhe emra të tjerë në listën e vik...
-
Nesër i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçarit që vdiq pas një aksidenti në Prizren
Nesër, më 7 qershor, në orën 16:40, do t’i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçar...
-
Autoritetet gjermane i dënojnë shoferët e autobusit nga Kosova me 6200 euro gjobë – po bartnin edhe pëllumba
Përveç pasagjerëve, një autobus po planifikonte të transportonte një sasi të ...
-
I del paralajmërimi Kaja Kallasit – EULEX-it i vazhdohet mandati
Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë vendim për t’ia zgjatur mandatin Misio...
-
Gjakovë: Arrestohet një person për dh*unë në familje, i gjenden disa ar*më
Një person është arrestuar nga Policia në Gjakovë pas dyshimeve se ka ushtrua...