Uashingtoni e konfirmon se Ballkani është pjesë e strategjisë së tyre për dëbimin e migrantëve – s’japin detaje

Autori: Gazeta inFokus
21:53 | 06 June 2025
Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar, konfirmoi Departamenti amerikan i Shtetit për Radion Evropa e Lirë.
Ai nuk i komentoi raportimet e mediumit amerikan, Bloomberg, se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet t’i bindë vendet e Ballkanit që t’i pranojnë migrantët e dëbuar – kryesisht nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela – të cilëve u është hequr statusi i përkohshëm ligjor në SHBA.
Shtetet e Bashkuara, thuhet në përgjigje, nuk i komentojnë detajet e komunikimit diplomatik me shtetet e tjera, në kuadër të strategjisë për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar.
“Partnerët amerikanë dhe udhëheqësit rajonalë po punojnë ngushtë me ne për t’i dhënë fund krizës së migrimit të paligjshëm dhe masiv”, theksoi Departamenti amerikan i Shtetit, duke shtuar se zbatimi i politikës së migracionit të administratës së presidentit Trump, është një nga prioritetet kryesore të tij.
“Largimi nga SHBA-ja i të huajve, për të cilët ekzistojnë urdhra përfundimtarë për dëbim, si dhe dëbimi i imigrantëve të paligjshëm, i mbron Shtetet e Bashkuara nga terroristët e huaj dhe kërcënimet e tjera ndaj sigurisë kombëtare dhe rendit publik”, thuhet në përgjigje.
Nga Departamenti amerikan i Shtetit theksuan, gjithashtu, se bashkëpunimi i vazhdueshëm me qeveritë e huaja është kyç për parandalimin e migrimit të paligjshëm dhe masiv, si dhe për sigurinë kufitare.
“Siç ka thënë sekretari i Shtetit, [Marco] Rubio, ne mbetemi të vendosur në përpjekjet tona për t’i dhënë fund migrimit të paligjshëm dhe masiv dhe për të forcuar sigurinë e kufijve amerikanë. Në këtë drejtim, çdo shtet duhet urgjentisht të pranojë kthimin e shtetasve të vet, që nuk kanë bazë ligjore për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara”, theksoi Departamenti i Shtetit.
Në disa raste, thuhet po ashtu në përgjigje, mund të bashkëpunohet edhe me vende të tjera për të lehtësuar largimin nga Shtetet e Bashkuara të shtetasve të vendeve të treta që nuk kanë bazë ligjore për të qëndruar në SHBA.
Çka raportoi Bloomberg?
Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar mediumin Bloomberg News, raportoi më 5 qershor se administrata e presidentit Trump po ushtron trysni ndaj Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit që t’i pranojnë migrantët e dëbuar nga Shtetet e Bashkuara.
Po atë ditë, Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë e Kosovës nëse administrata amerikane i ka dërguar edhe asaj një kërkesë të tillë, por nuk mori përgjigje.
Në prill, edhe Wall Street Journal raportoi se Uashingtoni po shqyrton mundësinë e dëbimit të migrantëve në Moldavi, Kosovë dhe vende të tjera të Ballkanit.

Të tjera
-
KRU Prishtina tregon kur do të nisë furnizimi me ujë pas ndërprerjes 24-orëshe në disa zona
Qytetarët në Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas dhe lagjen Kalabria në Prishtinë ka...
-
Koci sërish proteston para Kuvendit: Ju lus, bojkotoni deputetët
Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar se edhe sot do të protestojë para Kuven...
-
Katër të arrestuar në Fushë Kosovë, u rra*hën me njëri-tjetrin
Janë arrestuar katër persona në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, njëri prej...
-
Izraeli paralajmëron iranianët që jetojnë pranë vendeve të prodhimit të armëve: Largohuni
Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim “urgjent” për evakuim për irani...
-
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë. Trupi i pajetë është dërgu...
-
17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës
Katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 15 qershor të vitit 200...
-
Burri në Klinë e bën për mjek gruan e tij
Një rast i dhunës në familje ka ndodhur pasditen e së premtes në Klinë. Si...
-
Babë e bir arrestohen në Kaçanik, kanosen një polic
Babë e bir janë arrestuar në Kaçanik, të cilët dyshohet se kanë kanosur një z...
-
Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Prishtinë
Përgjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Prishtinës u raportua për gjashtë ra...
-
Trump i bindur: Mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje ndërmjet Iranit dhe Izraelit
Presidenti Donald Trump përsëriti se SHBA nuk është e përfshirë në konfliktin...
-
2 muaj nga seanca e parë konstituive, a do bëhet kuvendi me zot shtëpie në tentativën e 32-të?
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen edhe këtë të diel....
-
Ndërprerje e rrymës për shkak të punimeve në rrjet, ja zonat e prekura
Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrik, disa zona do të pë...