Lajme

Rrëfimi tronditës i Zymberit që humbi dy vëllezërit

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 06 June 2025

Muaji maj ka shënuar 10 vjetorin e Betejës së Kumanovës, një përvjetor ky i rëndësishëm e i dhimbshëm për shqiptarët.

Shpejtimi, vëllai i të vrarit atje, Xhafer Zymberit, bëri paraqitjen e parë televizive për të folur rreth kësaj ngjarjeje.

Për emisionin Kosova Today në Klan Kosova ai tregoi se në burg e ka edhe djalin e tezes, i cili tha se i ka treguar për vuajtjet që i ka përjetuar në Maqedoni të Veriut.

-Advertisement-

“E kam djalin e tezes aty dhe më ka treguar që tre ditë e tri net i kanë mbajtur të lidhur me stega, i kanë rrahur e maltretuar me drunj e hekur, ua kanë thyer dhëmbët, djalit të tezes ia kanë prishur veshin, kanë bërë krim me ta, pra kanë ushtruar dhunë ndaj tyre që s’mund ta marrësh me mend”, tha Zymberi.

Ai tregoi edhe se edhe një vëlla tjetër i ishte vrarë në luftë në Kosovë në ditën kur e kishte ditëlindjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion me ofertë PAKO SUPREME – kësaj radhe më shumë argëtim!
-Advertisement-

Të tjera