Gjimshiti besimplotë se nga Serbia do t’i marrin nesër tri pikë
Autori: Gazeta inFokus
22:45 | 06 June 2025
Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, ka thënë se ekipi i Sylvinohs është besimplotë se do të dalë fitues nga ndeshja e nesërme kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.
Ndeshja e nesërme, që nis në orën 20:45 dhe transmetohet ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Sport1 të platformës më të madhe shqiptare, Artmotion, është e vlefshme për kualifikimet për Botëror.
“Kur luan futboll, gjithmonë duhet të mendosh për fitore. Besimi është i qindpërqindtë, jo vetëm për ne, por për të gjithë shqiptarët që do të përcjellin këtë ndeshje. Nëse e arrijmë fitoren, do të jemi shumë të lumtur”, tha Gjimshiti ekskluzivisht për Klan Kosova.
Ai thotë se ky grumbullim është i njëjtë sikurse grumbullimet tjera, por shton se kësaj radhe ka gjëra më pozitive, pasi kanë pasur më shumë kohë për stërvitje.
“Pothuajse e njëjta gjë ka qenë edhe ky grumbullim. Kësaj here kemi pasur edhe më shumë kohë për t’u stërvitur sepse kampionatet kanë përfunduar shumë herët. Kemi pas edhe kohë të shohim sidomos ekipin tonë si po luan, por sigurisht edhe kundërshtarin. Besoj se kemi bërë një punë të mirë dhe trajneri besoj do e bëjë një punë të shkëlqyer nesër”, deklaroi Gjimshiti.
Mbrojtësi i Kombëtares Kuqezi tha se sot lojtarët janë të qetë, por pret që nesër tensioni të jetë më i lartë.
Duke folur për çështjen e mungesës së Tifozave Kuqezi nesër në stadium, Gjimshiti nuk deshi të komentojë shumë specifikisht, duke thënë se presin të kenë mbështetje nga të gjithë tifozët, pa dallim.

T� tjera
-
Protestuesit kërkojnë burgosje, shkarkime e dorëheqje për rastin e Arlinda Zekajt
Burgim për prokurorët, gjyqtarët dhe zyrtarët që u morën me rastin e Arlinda ...
-
Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK
Ka ndërruar jetë Leonard Kurti, specialist i Biokimisë Klinike dhe drejtor i ...
-
Alarmante në QKUK: Ja sa muaj duhet të presin pacientët për një rezonancë magnetike
Pacientja ka treguar se ishte përballur me kufizime të papritura në ecje dhe ...
-
Qeveria franceze: Mbi 300 mijë persona iu bashkuan protestave në Francë
Qeveria franceze ka publikuar vlerësimin e saj për numrin e pjesëmarrësve në ...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, prote*stuesit vendosin ulëse në rrugë para Këshillit Prokurorial të Kosovës
Ka vazhduar sot në Prishtinë protesta e radhës në shenjë revolte ndaj vrasjes...
-
Tensionet në prote*stën përpara Kryeministrisë, policia nis ndalimet e protest*uesve
Pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara gjatë protestës para Kryeminis...
-
Audioincizimi i Arlinda Zekajt me togerin Faruk Muqolli lëshohet para Qeverisë
Sonte po mbahet nata e katërt e protestës, ku qytetarët po vazhdojnë të kërko...
-
Vitia për rastin e drejtorit të Spitalit të Mitrovicës: Këto raste nuk do të tolerohen
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur lidhur me rastin e drejtorit t...
-
Nis protes*ta kundër vra*sjes së grave pas rastit tragjik të Arlinda Zekajt
Në Prishtinë ka nisur edhe sonte protesta për rastin e vrasjes së Arlinda Zek...
-
Përparim Rama ngacmon “militantët e Vetëvendosjes” me foto të Rrugës A: Fillimisht renderi, tani bageri, tash projektI
Kreu i Komunës së Prishtinës, përparim Rama, ka ngacmuar përkrahësit e Lëvizj...
-
Protes*tat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete
Mijëra njerëz në të gjithë Gjermaninë u bashkuan me protestat sot, ndërsa një...
-
ShSKUK suspendon drejtorin e Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berishën
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të proce...
































