Ekonomi

Seanca për buxhetin të shtunën e kësaj jave!

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 17 October 2017

Me pesë vota pro dhe tri vota kundër Komisioni për Buxhet dhe Financa në Parlamentin e Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Buxhetin e vitit 2017, vendim ky që i hap rrugë Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që të caktojë datën për mbajtjen e seancës plenare.

Kryesuesi i këtij Komisioni Parlamentar, Lumir Abdixhiku i tha “Gazeta Blic” se pavarësisht kundërshtimeve që i kishin anëtarët opozitarë që janë pjesë e Komisionit, ai në fund u miratua me përkrahjen e anëtarëve nga pozita.

Sipas tij, vota kundër është për shkak se buxheti heq fondet e sigurimeve shëndetësore, zvogëlon investimet kapitale, rritë benefitet për veteranë, numri i të cilëve, siç thotë ai “po shtohet edhe sot”

-Advertisement-

“Një buxhet që merr prej shëndetësisë e u jep listave fallce prej militantësh – gjoja veteranë – nuk është buxhet i gjithë qytetarëve të Republikës.Prandaj dhe jam kundër”, është shprehur Abdixhiku.

Me aprovimin e Projektligjit të Buxhetit në shqyrtim të pare, Abdixhiku thotë se tani presin nga Kryesia e Kuvendi që të therrasë mbledhjen e saj për caktimin e seancës plenare.

Në anën tjetër nga Kryesia e Kuvendit po i llogarisinë mundësitë që seancën plenare për rishqyrtim të buxhetit të këtij viti të mbajnë në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme.

Kështu ka deklaruar për “Gazeta Blic” një burim brenda Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

“Të shtunën e kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme, Kryesia e Kuvendit do të caktojë datën për mbajten e seancës plenare”, deklaroi ky burim.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi nuk ishte në gjendje që të deklarohet lidhur me seancën e radhës plenare, nëse do të jenë të gatshëm që ajo të mbahet brenda kësaj jave.

“Për çdo informatë rreth punës së Kuvendit të Kosovës, vizitojeni ueb faqen zyrtare. Aty i gjeni të gjitha”, u shpreh ai për “Gazeta Blic”

Ndërkohë në Kuvendin e Kosovës, përveç kalendarit të takimeve të Komisioneve të ndryshme Parlamentare që do të mbahen gjatë ditës së nesërme nuk janë bërë lajmërime tjera.

Në anën tjetër, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, OVL-së e UÇK-së, Hysni Gucati ka deklaruar se dyrimit të tyre po i vie fundi në mungesë të pensioneve për këtë kategori. Ai ka thënë se do të presin deri ditën e premte të kësaj jave për dhënien e pagave, nëse një gjë e tillë nuk ndodh deri në atë ditë, Gucati ka deklaruar se do t’i bojkotojnë zgjedhjet lokale.

“Nëse pagat nuk dalin deri të premten, frikën dhe llogarinë duhet ta mbajnë partitë politike për votat e tyre, sepse ka veteranë që nuk do të votojnë fare për shkak të hidhërimit që nuk i kanë marrë pagat qe tre muaj. Edhe nuk jam i detyruar të dal t’iu them veteranëve dilni votoni subjektet politike apo kandidatin e juaj të preferuar për arsye se kanë të drejtë veteranët me u hidhëruar në këtë aspekt. Unë i kisha bërë apel Parlamentit dhe ministrave të Qeverisë që t’i lirojnë mjetet sa më shpejt dhe sa më parë, mos të na detyrojnë neve të dalim në rrugë”, u shpreh Gucati.

Pensionet e veteranëve janë ndaluar që nga gushti për shkak se 38 milionë eurot e dedikuara për këtë kategori ishin shpenzuar.

Rreth 33 mijë veteranë të papunë marrin në baza mujore pensionin në vlerën prej 170 eurosh.

Për të mbuluar këtë skemë pensionale, Qeveria Haradinaj tha se ka ndarë 26 milionë euro, por që shpërndarja do të nisë vetëm pas rishqyrtimit të buxhetit të Kosovës.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy