Lajme

Sanohet problemi, punëtorët e Trepçës të ngujuar në minierë kanë filluar të dalin

Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 27 September 2022

Drejtori i ndërmarrjes Trepça, Enis Abdurrahmani, ka konfirmuar se është sanuar problemi me rrymën në Trepçë, si pasojë e të cilit të ngujuar kishin mbetur 147 punonjës.

Sipas Abdurrahmanit, punonjësit e ngujuar tashmë kanë filluar të dalin nga miniera dhe gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

“Kanë qenë 147 punëtorë të ngujuar. Tashmë është sanuar problemi dhe punëtorët kanë filluar të dalin jashtë. Ka qenë problem me rrymë i shkaktuar si pasojë e gotitjes nga rrufeja”, tha ai për Tëvë1.

-Advertisement-

Punëtorët ishin ngujuar pasi nga rrufeja ishte shkaktuar ndërprerje e energjisë elektriken minierë, për çka nuk ka funksionuar sistemi i liftit në këtë minierë.

Derisa Abdurrahamni për Infokus ka thënë se gjendja e minatorëve të ngujuar është e mirë.

LEXO EDHE: Kjo është gjendja e 123 minatorëve që mbetën të ngujuar në minierë, flet kryeshefi i Trepçës

“Kemi pasur një problem, rrufeja i ka godit rrjetin energjetik te Trepcës dhe thjesht në Në bashkëpunim me grupet e KESCO-n me ekipe jemi duke e bërë sanimin e problemit, dhe tani do të i nxjerrim. Gjendja e tyre është shumë e mirë dhe shumë në rregull”, deklaroi Abdurrahmani për Infokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera